[email protected]
Armando Broja nuk është transferuar në Serie A
shape
shape
shape

Shkroi: Endrit Berisha

Përmes titullit në një artikull është pretenduar se futbollisti shqiptar, Armando Broja, është transferuar në një nga klubet në Serie A në Itali.

Portali informativ “futbolli.al” ka publikuar më 11 maj artikullin me titull: “Bomba e merkatos së verës, Armando Broja transferohet në Serie A”.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Titulli se sulmuesi Broja është transferuar në Serie A nuk është i saktë. Edhe vetë artikulli i “futbolli.al” tregon se, sipas raportimeve, Milani është klubi i cili synon ta huazojë sulmuesin nga Shkodra gjatë verës. Megjithatë, zyrtarisht lojtari në kohën kur po raportohet, vazhdon të jetë pjesë e Fulhamit, si i huazuar nga Chelsea londinez. (shih këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “futbolli.al”:

https://archive.is/dOdRa


Përmbajtja e artikullit:

Lajm bombastik, Armando Broja tek gjiganti italian.

Armando Broja do të largohet nga Fulham për tu rikthyer te Chelsea në fund të këtij sezoni.

Megjithatë sulmuesi shqiptar nuk pritet të mbetet në Stamford Bridges me klubin londinez që nuk llogarit në shërbimet e tij dhe nuk mund t’i ofrojë minutat e kërkuara nga Broja.

Lojtari pritet të largohet në afatin kalimtar të verës, por duhet definuar nëse si huazim apo do të shitet përgjithmonë.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan është rikthyer te pista Broja dhe se Rosonerët synojnë huazimin e sulmuesit shkodran.

Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Blutë e Londrës dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.


Artikulli është postuar në faqen “Serie A Shqip” në Facebook. Deri në publikimin e këtij artikulli, postimi ka marrë më shumë se 130 pëlqime e më shumë se 20 komente. (shih këtu)


Një raportim për Brojën të ndërlidhur me Milanin javën e fundit është gjetur vetëm te “pianetamilan.it”. Aty është thënë se lojtari i cili dikur ishte i lidhur me një kalim te Milani, pritet që gjatë verës t’i thotë lamtumirë Chelseat si dhe është propozuar si ide që Broja të jetë sërish objektiv i kuqezinjve për sulmin e ardhshëm. Pra nuk është raportuar se ai veçse i është bashkuar Milanit. (shih këtu)


Kur një medium raporton duke përdorur termin “transferohet” nënkupton “vendim zyrtar”. Në fjalorin e gjuhës shqipe fjala “transferim” nënkupton “Vendim zyrtar, që i njofton dikujt shkëputjen nga një punë dhe emërimin në një punë tjetër, zakonisht jashtë qendrës së tij të punës”.


Analiza:

Pretendimi se futbollisti Armando Broja është transferuar në Serie A, është i pasaktë.

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka zyrtarizim të ndonjë marrëveshjeje dhe se futbollisti vazhdon të luajë në Angli, aktualisht te Fulhami si i huazuar nga Chelsea.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »