[email protected]
Artikulli i vitit 2022 për kërkesë të punëtorëve në Zvicër, paraqitet rrejshëm si aktual
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

“Dëshironi të punoni në Zvicër? Momentalisht kërkohen mijra puntorë..”, mban titullin një artikull i publikuar dje (14 maj).

Artikulli u publikua në median sociale Facebook nga faqja e portalit “kercova.net”.

Çka nuk shkon me këtë artikull?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se artikulli i publikuar nga portali i lartcekur, është i vjetër, i cili u mundua të paraqitet rrejshëm si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “kercova.net”:

https://archive.is/7JnEd#selection-469.0-469.68


Në përmbajtje të këtij artikulli citohet portali në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “lecanton27.ch”.

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “kercova.net”:

Zvicra është në kërkim të punëtorëve, mungesa e fuqisë punëtore ka filluar të vërehet në shumë sektorë, veçanërisht në kompanitë e mëdha. Referuar njoftimeve për nevojë pune, janë gjithsej 114.000 vende të lira, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar autoriteteve te Bernës zyrtare

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në portalin “lecanton27.ch”, i cili mban datën 20 gusht 2022. (shih këtu)


Postimi në Facebook nga faqja “kercova.net”, deri në shkrimin e këtij artikulli, ka arritur të grumbullojë qindra reagime e dhjetëra komente. (shih këtu)


Analiza:

U publikua me datë 14 maj një artikull me pretendimin se Zvicra po kërkon mijëra punëtorë.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, u vërtetua se ky artikull është i vitit 2022 dhe i njëjti u mundua të paraqitet rrejshëm si aktual.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »