info@hibrid.info

Pretendimet dezinformuese të “Russia Today” për Kosovën dhe ngjarjet e fundit

Televizioni shtetëror rus “Russia Today” (RT), i cili transmeton programin e tij në agnlisht, së fundi ka shfaqur një emision të tipit dokumentar për Kosovën të quajtur “Serbia: Shenjat e Luftës” në të cilin konflikti paraqitet si e vetmja zgjidhje e vërtetë. Ky dokumentar përmbanë një narrativë të pabazuar për nisjen e një konflikti (luftë) […]

Hakohet faqja e OKB-së për ta vendos flamurin e “Tajvanit dhe Kosovës në OKB”

Grupi i decentralizuar hakerësh ndërkombëtar të quajtur “Anonymous” të shtunën (3 shtator) sulmuan një faqe interneti të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe postuan flamujt e Tajvanit, pavarësisë së Tajvanit, Kosovës, Ukrainës së Gjelbër, Bjellorusisë së Lirë dhe opozitës ruse, si dhe një foto të Yuri Gagarin të paraqitur si një palaço. Të dielën (4 shtator), […]

Pensione e ndihmat financiare, çmimet dhe pensionet, mbesin temat kryesore

Dezinformatat Dezinformatat e publikuara këtë javë kanë përmbajtur temat e rritjes së çmimeve,  pensioneve dhe tërheqjes së trustit, dhe interpretimeve dezinformuese të mediave serbe. Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” më 30 gusht ka publikuar një artikull me titull “Nga muaji shtator rritet pensioni, Ja sa eshte vlera e rritjes”. Hibrid.info pas […]

Titull tendencioz: Nuk po ndodh asgjë në veri

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “on27.net” dje (27 gusht) ka publikuar një artikull me titull “EKSKLUZIVE: Dickɑ po ndodh ne veri , niset urgjentisht EULEX-i”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është tendencioz, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje thuhet se njësiteve të KFOR-it, […]

Përmes fotografisë së vjetër dhe titullit jo adekuat, pretendohet se po ndodh ngjarje e rëndë në veri

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “On27.net” ka publikuar një artikull me titull “Lajmi i Fundit na vjen nga veгiu i Kosoves , kjo gje e гende po ndodh atje tash!”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është tendencioz dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet lajmi për bllokimin […]

Rishikimi i javës: Mbizotrojnë teoritë konspirative të mediave serbe, si dhe dezinformata e clickbait me tema tjera

Edhe gjatë kësaj jave kemi pasur pretendime konspiracioniste të mediave serbe në lidhje me zhvillimet veriun e Kosovës dhe gjendjen e serbëve atje. Tema bosht e kësaj mbeten teoritë konspirative të mediumeve serbe, e ndjekur nga clickbait dhe manipulim të fakteve në lidhje me disa informacione të ricikluara në mediat shqipe. Mediumi serb “Alo.rs” më […]

Rishikimi i javës: Teori konspirative në mediat serbe, dezinformata rreth çështjeve si, shamia, mërgimtarët etj

Gjatë javës së kaluar në rrjetet sociale dhe mediat në Serbi qarkulluan dezinformata dhe teori konspirative të ndryshme, por edhe përmbajtje clickbait. Tema bosht e javës mund të vlerësohet teoritë konspirative ndaj institucioneve të Kosovës nga mediumet dhe zyrtarët serb, si pasojë e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës. Në artikullin e publikuar më […]

Ri-publikohet pretendimi i rremë se Bekim Jashari është bërë pjesë e Vetëvendosjes

Artikulli me titull “LAJMI FUNDIT Bekim Jashari zyrtarisht ne Lëvizjen Vetëvendosje”, është publikuar sot (16 korrik) nga portali i dyshimtë “gazetaz.com”. Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, titulli i këtij artikulli rezulton të jetë i rremë, që nuk përputhet me përmbajtje. Gjithashtu, artikulli me pretendim të njëjtë ishte publikuar edhe gjatë tetorit të […]

Translate »