• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Analizë

    Pensione e ndihmat financiare, çmimet dhe pensionet, mbesin temat kryesore

    Hibrid by Hibrid
    06/09/2022
    in Analizë, Ballina, Highlights, Shtjellimi i javës, Uncategorized
    0
    Pensione e ndihmat financiare, çmimet dhe pensionet, mbesin temat kryesore
    0
    SHARES
    29
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Dezinformatat

    Dezinformatat e publikuara këtë javë kanë përmbajtur temat e rritjes së çmimeve,  pensioneve dhe tërheqjes së trustit, dhe interpretimeve dezinformuese të mediave serbe.

    Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” më 30 gusht ka publikuar një artikull me titull “Nga muaji shtator rritet pensioni, Ja sa eshte vlera e rritjes”.

    Nga muaji shtator rritet pensioni, Ja sa eshte vlera e rritjes

    Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka arritur të vërtetoj se lajmi është i vjetër, i muajit mars, i publikuar nga portali informativ “Panorama.com.al” e që ka të bëjë me rritjen e pensioneve në Shqipëri nga muaji prill.

    Nuk do të ketë rritje të pensioneve nga muaji shtator

    Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “on27.net” më 29 gusht ka publikuar një artikull me titull “Lɑjmet e kqijɑ s’kɑne te ndɑluг , ггiten peгseгi pгoduktet bɑze ushqimoгe ne Kosove”.

    https://on27.net/archives/1904

    Pas kontrollit të fakteve të paraqitura në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Pra, pretendimi është i rremë se janë rritur çmimet për produktet bazë ushqimore, siç pretendohet në titull.

    Pretendohet rrejshëm se ka ngritje të çmimit për produktet bazë

    Artikulli me titull “Lajm I Mire Nga Trusti / Te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves kane te drejte te terheqin mjetet e tyre prej Trusti”, është publikuar më 2 shtator nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu”.

    Lajm I Mire Nga Trusti / Te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves kane te drejte te terheqin mjetet e tyre prej Trusti

    Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.

    Pretendohet rrejshëm se ka vendim për tërheqje të parave nga Trusti

    E përditshmja serbe “Novosti” në ueb-faqen e saj “Novosti.rs” ka publikuar artikullin ku pretendohet se shtetin e Kosovës nuk e kanë njohur 103 nga gjithsej 193 shtete të botës. Gazeta i referohet deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili theksoi se në “sirtarin e tij gjenden dokumentacioni për shtatë shteteve për tërheqje të njohjes së Kosovës”.

    https://www.novosti.rs/vesti/politika/1149000/laznu-drzavu-dosad-nisu-priznale-cak-103-zemlje-sveta-kampanja-lobiranja-otpriznavanje-kosova-nastavlja-nesmanjenim-tempom

    Përkundër faktit që numri i shteteve që kanë njohur Kosovën është përcjellë edhe me paqartësi, për shkak se disa shtete kanë qenë të paqarta në vendimin e tyre të njohjes, hibrid.info vlerëson se pretendimi i gazetës është dezinformatë.

    Vuçiq dhe disa media serbe pretendojnë pa-argumentueshëm se Kosovën nuk e njohin 103 shtete

    E përditshmja serbe “Politika.rs” më 2 shtator ka publikuar një artikull në lidhje me ndërrimin e targave për serbët e Kosovës, ku hedh pretendime dezinformuese duke interpretuar video-postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili cek mundësinë e lirimit nga taksat dhe detyrimet tjera (deri në 5000 euro) për ata që i ndërrojnë targat brenda dy muajve, e që gazeta e interpreton si gjobë ndaj serbëve.

    https://www.politika.rs/sr/clanak/515780/Kurti-zapretio-Srbima-kaznama-od-5-000-evra

    Mundësinë e ofruar nga Kurti për lirim nga taksat dhe detyrimet tjera e që mund të kapin vlerën prej 5000 euro, e përditshmja serbe e interpreton pavend si kërcënim me gjobë për serbët. Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info vlerëson së pretendimet e të përditshmes serbe “Politika.rs” janë “dezinformatë”.

    E përditshmja serbe “Politika” interpreton rrejshëm se Kurti kërcënon me gjobë serbët për mos ndërrimin e targave


    Mashtrime

    Edhe këtë javë nuk kanë munguar artikuj mashtrues në lidhje me shitblerje të vetura dhe banesave të ndryshme.

    Portali i dyshimtë “web3.lajme.icu” më 1 shtator ka publikuar fotografinë e një veture të markës Mercedes-Benz, duke pretenduar se ajo është në shitje për një çmim 2450 euro.

    Urgjentë: Shitet Mercedes E Classe, Çmimi 2450 euro – Ika per Gjermani…

    Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografitë e kësaj veture janë publikuar para dy vitesh në një ueb-faqe me emrin “Drive2.com”, ndërsa vetura mban tabela të shtetit të Bjellorusisë.

    Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

    Publikohet shpallje e rreme për shitje të veturës me çmim të ulët

    Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” më 31 gusht ka publikuar një shpallje të rreme për shitjen e një banese me çmim jo real. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se fotografia dhe përmbajtja nuk përputhen me njëra tjetrën. Pra, nuk bëhet fjalë për apartamentin që shihet në imazh.

    URGJENT! Shitet super apartament 4+1, vetëm për 49,990 euro….

    Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull me këtë shpallje merr vlerësimin si “Mashtrim”.

    Ri-publikohet shpallja e rreme për shitjen e një banese me çmim të ulët

    Clickbait

    Clickbait artikujt përmblidhen në temat që kanë të bëjnë me ndihme financiare të familjeve në Gjermani, ndarjes parash për qytetarët dhe ndryshim moshe të pensionimit.

    Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” më 2 shtator ka publikuar një artikull me titull “Ndahen ndihmë nga 300 Euro për secilën familja që ka 2 ose më shumë fëmijë”.

    Ndahen ndihmë nga 300 Euro për secilën familja që ka 2 ose më shumë fëmijë

    Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se lajmi është i vjetër (qershor 2020), atëkohë kur Gjermania kishte publikuar detaje të pakos stimuluese prej 130 miliardë eurosh, që përfshinin shtesat prej 300 euro për fëmijë.

    Publikohet lajm i vjetër për ofrimin e mbështetjes financiare për familjet në Gjermani

    Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “specialja.com” më 1 shtator ka publikuar një artikull me titull “Ndihmë financiare nga 300 euro për çdo qytetar”.

    Ndihmë finanсiare nga 300 euro рër çdo qуtetar

    Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues, duke mos e bërë të qartë se autoritetet e cilit vend kanë marrë një vendim të tillë. Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.

    Në titull nuk sqarohet se cili shtet do të ndajë nga 300 euro për çdo qytetar

    Portali i dyshimtë “specialja.com” më 1 shtator ka publikuar një artikull me titull “Ka Ndryshuar Mosha E Pensionit : Ja Sa Vjeç Do Te DaIin Tani Burrat Dhe Grate”.

    Ka Ndryshuar Mosha E Pensionit : Ja Sa Vjeç Do Te DaIin Tani Burrat Dhe Grate

    Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i cili u publikua në janar të vitit 2020 dhe ka të bëjë me pensionistët e Shqipërisë. Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.

    Nuk ka ndryshim moshe për pensionim

    Lajm i rremë dhe teori konspirative

    Gjatë javës kemi pas lajm të rremë se Kurti kishte plan për luftë, teori konspirative se Perëndimi po nxit luftë fetare në Kosovë.

    Në ballinën e gazetës serbe “Informer” është publikuar më 30 gusht kryeartikulli me titull “Kurti ka marrë fund”. Artikulli i kësaj të përditshme pretendon se Albin Kurti ka shpallur zgjedhje të reja për shkak që, siç thuhet, nuk ka marrë përkrahjen e SHBA-së, NATO-s, BE-së dhe, siç pretendon gazeta, as të Tiranës për planet e tij për luftë.

    https://informer.rs/vesti/politika/730938/aqljbin-kurti-kim-izbori

    Hibrid.info vlerëson që pretendimet se Kurti ka pasur plane lufte dhe se ka shpallur zgjedhjet e reja për shkak se të gjithë ishin kundër këtij plani, është i sajuar tërësisht dhe si i tillë, merr vlerësimin “lajm i rremë”.

    Pretendime të pabaza se Kurti planifikon zgjedhje të parakohshme dhe se kishte plane për luftë

    Mediumi serb “Alo.rs!” më 02 shtator  ka publikuar një artikull me titull  “ALO! ZBULON: PARALAJMËRIMI DRAMATIK I UDHËHEQËSVE ISLAMË DHE ORTODOKSË Perëndimi po shkakton luftë fetare në Kosovë!”, në të cilën pretendohet pa fakte se perëndimi po shkakton luftë fetare në Kosovë duke u diskriminuar komuniteti serb.

    https://www.alo.rs/vesti/kim/667603/napad-na-kosovu-izaziva-verski-rat/vest

    Hibrid.info në bazë të metodologjisë vlerëson se këto pretendime klasifikohen si “teori konspirative”.

    Pretendime të pabaza se perëndimi po shkakton luftë fetare në Kosovë
    Hibrid

    Hibrid

    Related Posts

    Publikim mashtrues: Nuk ka votime online për të nominuarit në BBA
    Analizë

    Publikim mashtrues: Nuk ka votime online për të nominuarit në BBA

    03/02/2023
    Ri-publikohen artikuj të vjetër lidhur me veriun e Kosovës me pretendimin të paraqiten si aktual
    Analizë

    Ri-publikohen artikuj të vjetër lidhur me veriun e Kosovës me pretendimin të paraqiten si aktual

    03/02/2023
    Pretendohet pa fakte për 6 pika ndëshkuese ndaj Kurtit për mos themelimin Asociacionit
    Analizë

    Pretendohet pa fakte për 6 pika ndëshkuese ndaj Kurtit për mos themelimin Asociacionit

    02/02/2023
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    27/01/2023
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Publikim mashtrues: Nuk ka votime online për të nominuarit në BBA

    Publikim mashtrues: Nuk ka votime online për të nominuarit në BBA

    03/02/2023
    Ri-publikohen artikuj të vjetër lidhur me veriun e Kosovës me pretendimin të paraqiten si aktual

    Ri-publikohen artikuj të vjetër lidhur me veriun e Kosovës me pretendimin të paraqiten si aktual

    03/02/2023
    Pretendohet pa fakte për 6 pika ndëshkuese ndaj Kurtit për mos themelimin Asociacionit

    Pretendohet pa fakte për 6 pika ndëshkuese ndaj Kurtit për mos themelimin Asociacionit

    02/02/2023
    Titulli nuk qartëson së në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

    Titulli nuk qartëson së në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

    02/02/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    [email protected]

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000