• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Publikimet
    • Raportet Mujore Monitoruese
  • Partnerët
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home EDU Edukimi medial

    Edukimi medial – një palë syze për të vendosur më mirë

    Gentiana Paçarizi by Gentiana Paçarizi
    31/01/2021
    in Edukimi medial, Op-ed
    0
    Edukimi medial – një palë syze për të vendosur më mirë
    0
    SHARES
    181
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Shkruan: Gentiana Paçarizi
    Udhëheqëse e rubrikës EDU

    Koha më e mirë për t’i kushtuar rëndësi edukimit medial është pikërisht kjo nëpër të cilën po kalon Kosova. Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe në mes të një pandemie globale, cilësia e informacioneve që i marrim është element kyç mbi qëndrimet, sjelljet dhe vendimet tona tani. Pak qëllimisht, pak rastësisht, po e lansojmë rubrikën EDU pikërisht në këtë kohë.

    Fraza ‘edukim medial’ nuk është krejt e panjohur në Kosovë. Vitet e fundit, sidomos, është përmendur shumë nëpër medie bashkë me atë të ‘lajmeve të rreme’. Megjithatë, përderisa këto të fundit janë bërë pjesë edhe e bisedave tona të përditshme, edukimi medial vazhdon të jetë koncept që se ka arritur çdokënd. E kam përshtypjen se pavarësisht përpjekjeve të shumta të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, së pari, e pastaj edhe të akterëve të tjerë ndërkombëtarë si OSBE, organizatat joqeveritare lokale dhe shpesh vetë mediet; nuk kemi arritur që ta zbërthejmë sa më thjesht konceptin e edukimit medial, ta nxjerrim përtej çarqeve të brendshme të ekspertëve në këtë fushë dhe ta bëjmë të prekshëm për secilin. Çka është edukimi medial, në fund të fundit?

    Disa javë më parë, profesori, Bardh Rugova, e dha një definicion shumë të qartë të edukimit medial në njërin nga episodet e emisionit të OSBE-së mbi këtë temë, Edu Media. Ai tha se edukimi medial është të dish të mendosh në mënyrë kritike. Të mendosh në mënyrë kritike për gjithçka që lexon, dëgjon apo sheh në medie. Ta kesh një lloj filtri kritik- si një palë syze – që të ndihmon ta vlerësosh informacionin që e has për nga cilësia e përmbajtjes. Por, krejt kjo është pak më e komplikuar.

    Mendimi kritik është rezultat i një procesi të gjatë nga i cili individët fitojnë shkathtësi që nga mosha e hershme për të vlerësuar, kuptuar dhe interpretuar atë që e përjetojnë si pjesë të realitetit dhe për të krijuar një lloj gjykimi në fund. Fatkeqësisht, në Kosovë, këtij procesi i mungon fokusi i duhur. Andaj, kur individët kalojnë nëpër faza të ndryshme të jetës, disa prej tyre nuk arrijnë të pajisen me shkathtësitë e mendimit kritik. Si rrjedhojë, besimet e qëndrimet e tyre formësohen pa iu nënshtruar këtij lloj procesi. 

    Edukimi medial është përtej shkathtësive bazike të të kuptuarit të asaj që lexon, sheh apo dëgjon. Por, as këtu s’janë punët më mirë. Hiç më larg se në vitin 2018, vlerësimi i Programit të OECD për Vlerësimin e Studentëve Ndërkombëtar 2018 (raporti PISA) për 15 vjeçarët në vendin tonë, tregoi se vetëm 21% e tyre mund të identifikojnë, së paku, idenë kryesore në një tekst, të gjejnë informacione dhe të reflektojnë mbi qëllimin e tij. Ndërsa, vetëm një përqindje të vogël e tyre mund të kuptojë tekste të gjata, të merren me ide abstrakte ose kundër-intuitive dhe të bëjnë dallime midis faktit dhe opinionit. Kjo do të thotë se shumica e 15-vjeçarëve në Kosovë nuk mund të identifikojnë as idenë kryesore në një tekst, informacionin dhe qëllimin e tij, e lëre më ta bëjnë dallimin midis faktit dhe opinionit. Përderisa shumica e 15-vjeçarëve në Kosovë çalojnë t’i kuptojnë tekstet themelore, ata i ekspozohen përditë formave të ndryshme të informacionit që vijnë nga pika të ndryshme hyrëse.

    Këto janë të dhëna vetëm për një pjesë të popullsisë të Kosovës, të tjerët mund të jenë edhe më keq, por sigurisht ky rezultat është indikator i qartë se çfarë e ardhme e pret shoqërinë tonë kur këta 15 vjeçarë ta arrijnë moshën për të marrë vendime për jetën e tyre si individë dhe si pjesë të komunitetit ku jetojnë. Përderisa vendimet tona formësohen nga informacionet që i kemi në dispozicion, një ndër qëllimet kryesore të edukimit medial është që procesi i formësimit të vendimit të jetë i mirëinformuar.

    Përderisa qasja kritike është e rëndësishme në çdo aspekt jetësor, ajo luan rol thelbësor kur ndërvepron me mediet dhe informacionin. Pandemia COVID-19 e vuri në pah edhe njëherë rezultatin e mungesës së prioritizimit të kësaj fushe te ne. Me gjasë jo vetëm unë, por shumë nga ne kemi në rrethin tonë të ngushtë persona që e konsiderojnë pandeminë një mashtrim të madh të orkestruar nga fuqitë e mëdha botërore për ta vendosur rendin e ri botëror. Ose se si duke marrë për arsyetim pandeminë do të na instalohen çipat nën lëkurë dhe sensacione të tjera. Duke u ushqyer me informacione të tilla të prodhuara e të shpërndara herë nga papërgjegjësia e herë nga injoranca, shëndeti publik është vënë në rrezik dhe kjo e paraqet një ndër pikët më të ndjeshme të mungesës së edukimit medial. Edukimi medial s’është veç një frazë e bukur për ta përdorur, por një shkathtësi e përafërt nga rëndësia me shkrimin dhe leximin. 

    Por, kjo s’është diçka e re as në nivel të Kosovës e as atë global. E reja në këtë mes është që, përderisa infrastruktura për shpërndarjen e lajmeve dhe informacioneve jocilësore po perfeksionohet, pikat e tjera mbështetëse janë në rënie. Cilësia e sistemit arsimor, besimi në institucione dhe besimi në medie po shënojnë rënie dhe faza e mosbesimit është në trend. Kur nuk u besohet as institucioneve, profesionistëve e mediave, njerëzit kthehen te burimet alternative të informacionit. Struktura mbështetëse e këtyre burimeve të informacionit është vënë në dyshim dhe bashkë me to gjithçka tjetër.

    Ekzistojnë arsye të ndryshme pse dezinformimi është bërë temë ndër kryesoret anembanë globit. Studime të shumta po zhvillohen dhe po hedhin dritë mbi këtë fenomen, por megjithatë, është fushë e re dhe jo të gjithë jemi ekspertë në të e as mund të bëhemi brenda ditës. Por, megjithëse kjo fushë veçse së voni po prioritizohet globalisht, në Kosovë jemi ende larg. Burimet në këtë fushë janë të mangëta dhe mungon fokusi konsistent në këtë drejtim.

    Përmes lansimit të rubrikës EDU, do të tentojmë të kontribuojmë në këtë hapësirë duke e zbërthyer konceptin e edukimit medial sa më thjesht dhe praktikisht që mundemi. Do të tentojmë ta mbushim zbrazëtirën me materiale të dobishme për secilën palë të interesuar. Duke qenë rubrikë e një fack-checker, synimi ynë forcohet edhe më tej pasi e gjithë veprimtaria e platformës është në këtë drejtim. 

    Rubrika është modeste dhe do të fokusohet në shtjellimin e edukimit medial në gamën e gjerë të fushave ndërlidhëse dhe çrregullimit informativ në veçanti. Përveçse do të shërbejë si hapësirë edukative dhe informuese për audiencën, rubrika është e hapur për kontributin e njohësve të kësaj fushe në hapësirën për shtjellime. Krejt kjo është një hap fillestar për projekte të tjera potenciale që mund të kontribuojnë edhe më konkretisht në prioritizimin e edukimit medial në hapësirën publike si shkathtësi e nevojshme për të naviguar në botën e sotme të karakterizuar nga digjitalizimi, teknologjia dhe mediet. 

    Gentiana Paçarizi

    Gentiana Paçarizi

    Related Posts

    Hulumtimet kryesore të shkencës rreth keqinformimit në vitin 2022
    Bota

    Hulumtimet kryesore të shkencës rreth keqinformimit në vitin 2022

    31/12/2022
    Çka është edukimi medial dhe pse është i domosdoshëm?
    EDU

    Çka është edukimi medial dhe pse është i domosdoshëm?

    29/10/2022
    Televizioni si ngadhënjyes ndaj internetit: Imazhi dominon komunikimin
    Çrregullimi informativ

    Televizioni si ngadhënjyes ndaj internetit: Imazhi dominon komunikimin

    27/10/2022
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    Pretendohet gabimisht se Meshar Selimaj është avokat i infermieres Aurona Pelaj

    27/01/2023
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Pretendohet pa fakte për 6 pika ndëshkuese ndaj Kurtit për mos themelimin Asociacionit

    Pretendohet pa fakte për 6 pika ndëshkuese ndaj Kurtit për mos themelimin Asociacionit

    02/02/2023
    Titulli nuk qartëson së në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

    Titulli nuk qartëson së në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

    02/02/2023
    Publikohet video konspirative me pretendimin se karakteret e “Minions” janë të bazuar në “fëmijët hebrenjë të Holokaustit”

    Publikohet video konspirative me pretendimin se karakteret e “Minions” janë të bazuar në “fëmijët hebrenjë të Holokaustit”

    02/02/2023
    Publikohet shpallje e rreme me fotografi të apartamentit në Greqi

    Publikohet shpallje e rreme me fotografi të apartamentit në Greqi

    02/02/2023
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Partnerët



    +383(0)44313428


    [email protected]

    Copyright © 2023 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
      • Raportet Mujore Monitoruese
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Partnerët

    Copyright © 2023 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000