[email protected]
Keqpërdoret kampanja për kredi e një banke në Kosovë, si mundësi për të blerë banesë në Gjakovë
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

U publikua dje (13 maj) një kampanjë për mundësi të blerjes së banesës në Gjakovë përmes kredisë hipotekare.

Postimi u publikua në Facebook nga faqja “Kredi personale”.

Çka nuk shkon me këtë postim?

Hibrid.info ka verifikuar faktet rreth kësaj kampanje, ku është vërtetuar se kjo faqe ka publikuar postimin që paraqet njoftim të rremë, duke i vendosur edhe një vegëz e cila dërgon në hapësirën e mesazheve private në këtë faqe.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetoi se faqja “Kredi personale” postimin e ka marrë nga njoftimi i bankës “Raiffeisen” në Kosovë, të cilit më pas i ka larguar logon identifikuese.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Kredi personale”:

https://archive.is/URkSr


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo ofertë për të blerë banesë në Gjakovë me kredi hipotekare deri në 150,000 Euro, u publikua me 8 maj nga banka “Raiffeisen” në Kosovë. (shih këtu)


Duke parë që postimi është bërë në gjuhën shqipe nga faqja “Kredi personale”, hibrid.info ka hulumtuar rreth institucioneve financiare dhe bankave të licencuara në Kosovë. Nga ky hulumtim rezulton se nuk ka asnjë dëshmi për veprimtari të faqes në fjalë në Kosovë. (shih këtu)

Po ashtu gjë e cila e bën më të dyshimtë faqen “Kredi personale” në Facebook, është mungesa e të dhënave të mjaftueshme, në seksionin “about” të kësaj faqe në Facebook. Të dhënat e publikuara nuk  dëshmojnë kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën, e faqes “Kredi personale”. (shih këtu)

Me emrin “Kredi personale” përveç si faqe, e njëjta funksionon edhe si grup publik në Facebook, ku edhe aty publikon kampanja të rreme për kredi. E njëjta po ashtu është trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërtetuar se kjo faqe ka përdorur kampanjë të bankës “Raiffeisen” në Kosovë, me pretendimin e rremë ta paraqesë si të sajën, duke i larguar logon identifikuese.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »