[email protected]
Kërkohet përsëri ndihmë financiare për shërim me fotografi të fëmijëve rusë, që paraqiten rrejshëm si shqiptar
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një përmbajtje në gjuhën shqipe, ku kërkohet ndihmë financiare për një foshnje 5 muajsh të sëmurë, e cila ka nevojë për operim.

Teksti i shoqëruar edhe me fotografi të foshnjës, është publikuar dje (26 qershor) në një grup në Facebook me emrin “DIASPORA SHQIPTARE”, nga një llogari me emrin “Rena Capo”.

Çka e bën përmbajtjen të dyshimtë?

Hibrid.info e ka trajtuar edhe më herët të njëjtin publikim, të postuar nga e njëjta llogari (shih këtu). Në postim nuk shfaqet xhirollogari bankare për ndihmën financiare të kërkuar dhe informacione tjera, e madje është gjetur identiteti i foshnjës së shfaqur në fotografi.


Vegëza e përmbajtjes së publikuar në grupin publik “DIASPORA SHQIPTARE”, në Facebook nga llogaria, “Rena Capo”:

https://archive.is/YlCYX


Ndonëse në postim, autorja e ka arsyetuar mungesën e xhirollogarisë bankare, duke pretenduar se ajo gjendet në spital. Mos shfaqja e këtij informacioni në raste të tilla, lë vend për dyshime.

Në bazë të këtij dyshimi, hibrid.info me anë të makinave të kërkimit ka hulumtuar për autenticitetin e përmbajtjes dhe ka gjetur identitetin real të foshnjave të paraqitura në dy prej fotografive të publikuara në postim (shih këtu dhe këtu).


Në bazë të informatave të gjetura, këto dy fotografitë janë gjetur të publikuara në llogarinë e një fondacion bamirës në Instagram (shih këtu), në kuadër të mbledhjes së fondeve për shërimin e këtyre foshnjave, në Rusi.

Në dy fotografitë e gjetura, të cilat datojnë që nga viti 2020/21, tregohet dhe dëshmohet identiteti i ndryshëm i foshnjave, fotografitë e të cilave janë përdorur për të paraqitur rrejshëm foshnjën e cila ka nevojë për ndihmë.

Po ashtu për ta sqaruar edhe më shumë, hibrid.info ka gjetur ueb-faqen e fondacionit bamirës me veprim në Rusi me emrin “Vera v detstvo” (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi në përmbajtjen ku kërkohet ndihmë financiare për një foshnje të sëmurë, është i pa vërtetë.

Në publikim nuk janë ofruar të dhëna për realizimin e ndihmës, ndërsa fotografitë e bashkangjitura, paraqesin foshnje të ndryshme, vendi të cilit i përkasin, është Rusia.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këto postim si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »
1406