Shkroi: Fatbardh Dema
Përmes disa imazheve pretendohet se shpikësi Nikola Tesla është i gjallë.
Krahasimi është bërë përmes disa fotografive të Teslës dhe një personi të moshuar, duke aluduar se pamjet paraqesin personin e njëjtë.
Postimi është shpërndarë sot (19 korrik) nga një llogari në gjuhën shqipe në Facebook me emrin “Blerta Pupi Mile”.
Çka gjeti hibrid.info?
Pas hulumtimit, hibrid.info ka gjetur se personi i moshuar që shfaqet në imazh është një veteran amerikan i Luftës së Dytë Botërore.
Vegëza e postimit të shpërndarë nga llogaria “Blerta Pupi Mile” në Facebook:
Mbishkrimi i përmbajtjes, i përkthyer në shqip:
Kur e dini se e dini – do të jetë biblike – shpikësi më i madh Nikola Tesla ende gjallë
Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se imazhi është publikuar me datë 15 prill 2022 nga llogaria zyrtare e ish-zëvendës shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë, Dan Scavino. (shih këtu)
Përshkrimi i fotografisë së publikuar nga llogaria zyrtare e Dan Scavino në Facebook, i përkthyer në shqip:
Presidenti Trump përqafon një veteran 100-vjeçar të Luftës së Dytë Botërore dhe e falënderon për sakrificën dhe shërbimin e tij në një takim të Club 45 USA më 11 prill 2022 në West Palm Beach, Florida
Nikola Tesla u lind në vitin 10 korrik 1856, e vdiq më 7 janar 1943 në moshën 86-vjeçare. (shih këtu)
Analiza:
U pretendua rrejshëm se shpikësi Nikola Tesla është i gjallë. Ky pretendim u ngrit duke krahasuar fotografinë e Teslës me një person të moshuar.
Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se personi i moshuar që paraqitet në fotografi është një veteran amerikan i Luftës së Dytë Botërore.
Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Teori Konspirative”.
Arysetimi:
Ky vlerësim u jepet raporteve të mediave në të cilat transmetohet përmbajtja origjinale e një mediumi tjetër, i cili përmban një lajm të rremë. Vlerësimi jepet vetëm për transmetimin e përmbajtjes që kategorizohet si lajm i rremë.