[email protected]
Me anë të fotografisë dhe titullit lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë
shape
shape
shape

Portali informativ në gjuhën shqipe “sot.com.al” ka publikuar një artikull me titull “Ish-zyrtari i bankës dënohet me 16 vjet burg, ja për çfarë akuzohet”, duke i bashkëngjitur edhe një fotografi.

Por në përmbajtjen e artikullit në portalin përkatës tregohet se bëhet fjalë për një person nga Kina dhe se ngjarja ka ndodhur atje.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e kryera dhe ka vërtetuar se ky titull është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/ish-zyrtari-i-bankes-denohet-me-16-vjet-burg-ja-per-cfare-akuzohet-i632564?fbclid=IwAR0dcOqNQZBGv9Qz-kfgrK997x9LnTAJAuCpYqyJmqN_zBa_2EAW6DWtJ5g


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi britanik “reuters.com”, për ta vërtetuar edhe më tej faktin se ngjarja ka ndodhur në Kinë. (shiko këtu)


Po ashtu, gjatë kërkimeve në internet është gjetur se fotografia që është vendosur në artikull nuk është nga seanca gjyqësore në Kinë, por është fotografi e vitit 2019 nga seanca gjyqësore në Kosovë për ish-zyrtarët e bankës NLB. (shiko këtu)


Analiza:

Një portal informativ në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull lidhur me dënimin me burg të një ish-zyrtari të bankës duke i bashkëngjitur një fotografi me pamje nga seanca gjyqësore në Kosovë.

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Kinë, dhe lë hapësirë të mendohet se flitet për ndonjë person në Kosovë.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »