[email protected]
Në titull dhe në përmbajtje nuk sqarohet se për cilin shtet bëhet fjalë
shape
shape
shape

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (3 gusht) një artikull në të cilin bëhet fjalë për shtrenjtimin e bukës. Në artikull jepen edhe arsyet se pse po rritet çmimi i bukës duke e ndërlidhur paralelisht me rritjen e çmimeve të energjisë.

Por, pas verifikimit të fakteve paraqitura në këtë artikull, të bëra nga hibrid.info, rezulton që titulli dhe përmbajtja nuk e bëjnë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e këtij zhvillimi.

Duke pas parasysh që ky portal informativ në gjuhën shqipe është i regjistruar në Kosovë (këtu) dhe shumicën e audiencës e ka nga ky vend (bazuar nga përcjellësit në faqen e tyre në Facebook), përshirë këtu edhe faktin që titulli dhe përmbajtja e artikullit nuk e qartëson se për ku bëhet fjalë e bënë të mundur që lexuesit të dezinformohen, duke i bërë të aludojnë se bëhet fjalë për Kosovën.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info”:

Buka bëhet më e shtrenjtë. Çmimet e reja janë 8 deri në 10% më të larta. Shkak për këtë rritje është shtrenjtimi i energjisë, thonë nga industria e mullinjve-furrave.

Ndryshim vunë re edhe qytetarët. Ata thonë se prej dy ditësh pothuajse të gjitha llojet e bukës kanë shënuar rritje.

Pritet që çmimi i bukës të vazhdojë të rritet, paralelisht me rritjen e çmimeve të energjisë. Prandaj mullixhinjtë dhe furrtarët kërkuan ndihmë shtetërore.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/634152/buka-me-cmim-te-ri-dhe-me-te-larte/?fbclid=IwAR2FDpQxi3Gp1Y7J5L1BCki3Z5tdanseUH7BEhF2WU8If4SF43CMq0kpRes


Në artikullin e publikuar nga ky medium, përveç që nuk jepet sqarim për origjinën e ngjarjes në titull, një gjë e tillë nuk bëhet e qartë as në përmbajtje.

Pra raportohet për shtrenjtim të çmimit të bukës si rezultat i “shtrenjtimi i energjisë, thonë nga industria e mullinjve-furrave”, por duke mos dhënë sqarime shtesë për vendin i cili po ballafaqohet me këto rrethana.

Hibrid.info pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, ka gjetur se artikulli i publikuar nga “Kosova-sot.info” është marr nga disa media tjera, që i referohen zhvillimeve të kësaj natyre në Maqedoninë e Veriut.

Të njëjtin artikull hibrid.info e ka gjetur të publikuar nga mediumi në gjuhën shqipe nga ky shtet “Flaka.com.mk”, duke cituar një kronikë të televizionit nga i njëjti vend, por në gjuhën maqedonase “Sitel Televizija”, të publikuar dje (3 gusht) në kanalin e tyre në YouTube.


Analiza

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk bëhet e ditur se në cilin shtet po flitet për këto zhvillime.

Portali informativ “Kosova.info” është portal i cili vepron në Kosovë dhe që lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shume lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se zhvillimet kanë të bëjnë me Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »