Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pse shpërndajmë thashetheme dhe dezinformata në kohë krize?

HIBRID

Për disa, përhapja e informacionit të rremë është një shaka. Për disa, është një përpjekje narcisiste për të fituar pëlqime dhe ndjekës. Për një grup tjetër, është një mundësi për të rrëmbyer vëmendjen e njerëzve për qëllime politike.

Kush prodhon informacione dhe fotografi të rreme gjatë një krize? Si mund të na ndihmojë të kuptuarit e kësaj të luftojmë thashethemet dhe të ofrojmë raportime më të besueshme?

Njerëzit duan të ndihmojnë

Asnjëherë më parë njerëzit nuk janë ndjerë aq afër lajmeve të fundit sa sot. Zhvillimet na paraqiten të pa censuruara dhe të papërpunuara, me foto të ndjeshme dhe video që luhen automatikisht në burimet e mediave sociale. Një seri postimesh në Twitter ose një transmetim i drejtpërdrejtë në Facebook mund të na sjellë menjëherë në skenën e një përplasjeje me armë, shpërthimi ose tërmeti.

Shumë njerëz duan të ndihmojnë kur përballen me tragjedi. Ata duan t’u tregojnë ndjekësve të tyre se çfarë po ndodh dhe përpiqen të kuptojnë kaosin e vazhdueshëm duke ndarë informacione të rëndësishme dhe foto delikate. Ndonjëherë këto postime dërgohen me këshilla sigurie për ndjekësit që mund të preken nga incidenti.

Njerëzit duan të kuptojnë se çka po ndodh

Në kërkimin e tij mbi përhapjen e dezinformatave, Craig Silverman citon përkufizimin e Nicholas DiFonzo dhe Prashant Bordia për “thashetheme” si, “informacion qarkullues të paverifikuar dhe të rëndësishëm që lind në situata pasigurie, rreziku ose kërcënimi të mundshëm dhe u mundëson njerëzve të kuptojnë dhe menaxhojnë rrezikun”.

Gjatë zhvillimeve të minutës së fundit, ka më shumë të panjohura sesa të njohura. Në këtë mungesë informacioni, thashethemet fillojnë të dalin. Sipas Silverman, “thashethemet na ndihmojnë të plotësojmë boshllëqet në informacion dhe të shërbejnë si një mekanizëm përballues ose valvul lehtësimi në situata rreziku dhe pasigurie”.

Thashethemet janë histori dhe tregime nëpërmjet së cilave ne e kuptojmë botën. Shpesh njerëzit përhapin thashethemet shpejt në kohë krizash sepse kjo u jep atyre diçka për t’u kapur, konfirmon historinë në kokën e tyre dhe bën që botëkuptimi i tyre të rezonojë.

Njerëzit duan të ndihen pjesë e përvojës së përbashkët

Kur përballen me pasigurinë, trishtimin dhe frikën e krijuar nga krizat dhe fatkeqësitë, nuk është çudi që njerëzit të kërkojnë lidhje online. Në këto raste, njerëzit mblidhen rreth hashtags dhe transmetimeve të drejtpërdrejta. Ata dëshirojnë të jenë pjesë e këtij momenti të përbashkët dhe dhimbja e tyre të reflektohet përsëri tek ata. Në këto raste, shpërndarja e thashethemeve mund të jetë një akt ndjeshmërie.

Ne e shohim shpërndarjen e imazheve të memorialeve, si fotografitë shpesh të rreme ose të ricikluara të monumenteve të ndriçuara për të nderuar të vdekurit. Dhe përhapjen e imazheve të tilla e shohim nën hashtagun për solidaritetit. Në këto raste, kur përhapet dezinformata, shpesh shpërndahet më shumë për mesazhin që dërgon dhe lidhjen që krijon. Në këtë rast, nuk konfirmohet vërtetësia e personit që e shpërndanë, thjesht ndihet si i vërtetë.

Rrjetet e informacionit kundrejt rrjeteve emocionale

Gjatë lajmeve të fundit, rrjetet që na lidhin ekzistojnë për emocione po aq sa për informacion, dhe këto emocione i çojnë njerëzit në shkëmbime romantike në kohë krize dhe fatkeqësish, duke e bërë të vështirë qasjen në informacionin e saktë. “Njerëzit ndajnë dezinformata sepse janë më të interesuar për emocionin që ky informacion ngjall te njerëzit”.

Problemi me idenë e funksionimit të rrjeteve sociale si rrjete të emocioneve dhe informacionit është se ajo që njerëzit ndajnë (emocionet) dhe ajo që hasin (faktet) janë shpesh në konflikt. Për më tepër, në situata krize, ekipet e reagimit ndaj emergjencave, qeveria dhe shtypi i drejtohen mediave sociale për informacion të besueshëm dhe ndonjëherë jetëshpëtues. Kjo është arsyeja pse kjo kontradiktë është e rrezikshme.

Artikull i plotë në firstdraftnews.org

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere