Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Një nga mënyrat e identifikimit të mediave që prodhojnë lajme të rreme

HIBRID

Në shumë raste, është shumë e vështirë që të identifikohet një lajm i vërtetë nga ai i rremë. Për ta bërë këtë, lexuesit duhet të kenë njohuri solide rreth lajmit për të cilën flitet, kontekstit dhe kronologjisë së ngjarjeve që ndërlidhen me lajmin.

Në rast se këto nuk ekzistojnë, atëherë lexuesit duhet t’i kenë parasysh disa parametra tjerë që bëjnë verifikimin e lajmit. Ndër mënyrat më të thjeshta është identifikimi i ueb-faqes që e ka publikuar lajmin.

Lexuesit e rregullt të mediave, zakonisht kanë njohuri për mediat serioze, me traditë dhe, për të cilat, tashmë kanë krijuar besueshmëri. Në secilin vend demokratik, ekzistojnë media që tashmë janë etabluar si prodhues së lajmeve të besueshme.

Mirëpo, me zhvillimin e teknologjisë dhe të Mediave Sociale, janë rritur gjasat që lexuesit të bien pre e lajmeve me përmbajtje të rreme. Si rezultat i këtij avancimi të hapësirës digjitale, shumë ueb-faqe që vetëquhen media shpërndajnë qëllimisht lajme të rreme – mashtrime, propagandë dhe dezinformata që pretendojnë të jenë lajme reale – shpesh duke përdorur media sociale për të nxitur trafikun në internet dhe për të amplifikuar efektin e tyre. Ndryshe nga lajmet me përmbajtje satirike, faqet e internetit të lajmeve të rreme qëllimisht kërkojnë të perceptohen si legjitime dhe kanë për qëllim përfitimet financiare apo shpërndarjen e ndonjë agjende politike.

Për t’i dalluar këto faqe nga mediat e vërteta, nevojitet një vrojtim kritik që shërben për të parë nëse ato janë në të vërtetë media nëse kanë një adresë, impresum dhe kontakt.

Një pjesë e madhe e këtyre ueb-faqeve që vetëquhen media, për t’u dukur si media serioze, mbajnë emra të ngjashëm me mediat e vërteta, gjë që i fut në konfuzion lexuesit.

Pra të për të arritur që të identifikohet një medium nëse është i vërtetë apo i rremë, duhet të shihet me vëmendje të plotë emri dhe domain-i i tij.

Një fenomen i tillë ndodh edhe tek ueb-faqet e tilla që shpërndajnë lajme të rreme në gjuhën shqipe, por edhe ato në gjuhën angleze, që kanë synim arritjen e audiencës botërore. Mirëpo, shumica prej tyre arrijnë që, pas raportimit që u bëhet në rrjete sociale, t’i largojnë ato.

Hibrid.info u sjellë disa shembuj të këtyre mediave:

(hibrid.info)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere