[email protected]
Nuk ofrohen fakte se Kosova ka shprehur interesim për armatimin që shfaqet në video
shape
shape
shape

Përmes një video-materiali po pretendohet se Kosova ka shprehur interesim për armatimin që shfaqet në pamje.

Videoja me titull “Kosova tregon interesim per keto lloj armesh ne panairin e armeve ne Katar”, u publikuar me datë 9 mars në Youtube nga kanali “DARDANIAN EAGLE”.

Cila është e vërteta?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se fotografitë janë marrë nga panairi i ekspozimit të teknologjive më moderne dhe më të avancuara të të gjitha llojeve të armatimit, të mbajtur në Doha.


Vegëza e video-materialit të publikuar në YouTube nga kanali “DARDANIA EAGLE”:


Çka gjeti hibrid.info?

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur t’i gjejë këto imazhe të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë. (shih këtu)

Përmes këtij postimi, kjo ministri me datë 9 mars ka njoftuar se “Takim i veçantë u organizua nga Abdullah Hassan Al-Khater, shef ekzekutiv i kompanisë “Barzan Holdinks” e cila udhëheqë industrinë e mbrojtjes së Katarit. Në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore u dakorduan për bashkëpunim dypalësh në fushën e industrisë së mbrojtjes”.

Por, asnjëherë nuk u potencua se Kosova është e interesuar për armatimin që shfaqet në fotografi, siç pretendohet nga kanali “DARDANIA EAGLE” në YouTube.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes “Google” në lidhje me këtë pretendim, por nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar në media që do ta mbështeste atë. (shih këtu)


Analiza:

Duke përdorur fotografi nga vizita e delegacionit nga Ministria e Mbrojtjes në panairin e armëve në Katar, u pretendua pa fakte se Kosova është e interesuar për armatimin që shfaqet në fotografi.

Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar online që do ta mbështeste këtë pretendim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Translate »
1406