[email protected]
Përmbajtja mashtruese pretendon se kërkohen 100 paketues aparatesh medicinale për punësim
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është gjetur e publikuar një vegëz e sponsorizuar, në formë imazhi, në mbishkrimin e së cilit pretendohet se është hapur një konkurs pune, ku kërkohen 100 paketues aparatesh medicinale.

Vegëza është publikuar (10 maj) nga një faqe në Facebook, me emrin “WK Service”.

Por, në vegëzën e paraqitur, pas klikimit, nuk paraqiten informatat e nevojshme për aplikim në konkursin e pretenduar.


Vegëza e publikuar në formë imazhi nga faqja “WK Service” në Facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid023suKV5hYWBy6Z4nuRB1HBHuMSLWNTgr8aR1ZHc4Up1oC5F7Vg3ngS7JLi9cpTKZUl&id=61557074860049


Bazuar edhe nga disa prej komenteve, hibrid.info vlerëson se pretendimi mund të lexohet si i vërtetë nga audienca / Shih imazhin:


Pas kontrollit të ueb-faqes së paraqitur në vegëz, hibrid.info ka gjetur se faqja në fjalë përmban disa seksione të cilat në shumicën e rasteve, pas klikimit shfaqin ueb-faqe të jashtme të cilat nuk kanë të bëjnë me pretendimin e publikuar.


Përveç kësaj, përmes ueb-faqes “ScamAdviser.com“, e cila bën kontrollin e ligjshmërisë së ueb-faqeve, hibrid.info ka gjetur se faqja në fjalë, vlerësohet si e dyshimtë (shih këtu).

Çka mund ta bëjë të dyshimtë përmbajtjen në fjalë, është edhe fakti se faqja në Facebook, e cila e ka publikuar vegëzë, nuk ka asnjë publikim tjetër në kohështrirjen e saj dhe nuk ka paraqitur të dhëna dhe informacione rreth veprimtarisë (shih këtu).

Tutje, hibrid.info ka verifikuar edhe imazhin e publikuar, të cilin e ka gjetur se është marrë nga një fabrikë e prodhimit të kontratave për pajisjeve mjekësore si dhe zhvillimin e prodhimin për mjetet e makinerisë, në Danbury, të SHBA-s (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi për konkursin e hapur, ku kërkohen 100 paketues aparatesh medicinale, është i pa vërtetë.

Nuk ka të dhënat për faqen në Facebook, e cila e ka publikuar pretendimin, ndërsa ueb-faqja e paraqitur në njoftim, është e dyshimtë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Mashtrim’.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »