[email protected]
Përmbajtje mashtruese për shitje të veturave me zbritje
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Janë publikuar disa përmbajtje, ku paraqiten pretendime me oferta për vetura në shitje, të cilat ofrohen me zbritje, për të interesuarit.

Këto pretendime janë publikuar me anë të tre përmbajtjeve të sponsorizuara në Facebook, nga faqet: “Market Mix” (12 shtator), “It’s a Deal” (14 shtator) dhe “A new beginning” (15 shtator).

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se nuk dihen cila biznese ofrojnë ofertën e paraqitur, ndërsa faqet të cilat kanë publikuar këto përmbajtje janë të dyshimta.


Përmbajtjeve iu janë bashkangjitur edhe vëgëza të cilat hapen pas klikimit në imazhe (shih këtu, këtu dhe këtu).

Hibrid.info ka gjetur se pas klikimit të vegëzave të përfshira në imazhet e publikuara, ueb-faqet e shfaqura nuk paraqesin mundësitë e ofruara në përmbajtjet e publikuara në Facebook dhe nuk japin asnjë informacion mbi bizneset apo kompanitë që ofrojnë mundësinë në fjalë.

Në hapësirat e faqeve shihen disa opsione të cilat pas klikimit në to, të dërgojnë në faqe kompanish të huaja, të cilat nuk janë në gjuhën shqipe.


Kredibilitetin e domain-it të këtyre ueb-faqe është verifikuar përmes platformës që vlerëson besueshmërinë e faqeve, “Scam-detector.com”, ku tregohet se ueb-faqet e kontrolluara ka besueshmëri të nivelit të ulët dhe janë të dyshimta (shih këtu, këtu dhe këtu).

Hibrid.info ka kontrolluar faqet publikuese të këtyre përmbajtjeve, në të cilat është vërejtur numër i vogël postimesh dhe mungesë e informacioneve rreth profilit të këtyre faqeve (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Përmbajtjet në gjuhën shqipe që pretendojnë se ofrohen vetura në shitje me zbritje, janë të dyshimta.

Mungojnë informatat se kush e ofron këtë mundësi dhe publikuesit e përmbajtjeve janë të dyshimtë

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »