[email protected]
Pretendim i rremë se analiza e strishos së nënës së Faton Hajrizit nuk përputhet me të dhënat e personit të vrarë në Serbi
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një përmbajtje që pretendon se strishoja e analizuar e gojës së nënës së Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi, nuk përputhet të dhënat e trupit të personit të vrarë në Serbi, për të cilin ishte njoftuar nga autoritetet serbe se ishe Faton Hajrizi.

Ky pretendim është publikuar më 31 korrik, me anë të një imazhi në TikTok, që mban mbishkrimin “Faton Hajrizit nuk iu ka përshtatur strishoja e nënës. Mediat serbe thonë se ai është në Vojvodinë”, nga një llogari me emrin “edi198770”.

E vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka informacione të konfirmuara që tregojnë rreth analizave në fjalë.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “edi198770” në TikTok:

https://archive.is/eK2Aq


Deri në momentin e trajtimi kjo përmbajtje ka marrë mbi 26 mijë shikime.


Përderisa imazhi bart logon e portalit informativ “indeksonline”, hibrid.info ka hulumtuar në faqen në Facebook të këtij portali, por nuk ka gjetur fotografi me të njëjtin mbishkrim (shih këtu).

Hibrid.info ka kontrolluar në llogarinë në Facebook, të Arianit Kocit, avokatit të autorizuar nga familja e Faton Hajrizit për të sjellë trupin e Faton Hajrizit në Kosovë.

Avokati nuk ka publikuar njoftime në dy tre ditët e fundit sa i përket kësaj çështjeje.

Në njoftimin e fundit të gjetur në llogarinë e tij duke treguar për procesin e kthimit të trupit të Faton Hajrizit nga Serbia, Koci kishte shkruar se “Strishoja e gojës e nanës së Faton Hajrizit është dhënë“, pa ofruar të dhëna rreth rezultateve (shih këtu).


Ndërsa sa i përket pretendimit se mediat serbe kanë raportuar se Faton Hajrizi gjendet në Vojvodinë, hibrid.info ka gjurmuar me anë të makinës së kërkimit “Google”, me fjalët kyçe në gjuhën serbe “Faton Hajrizi u Vojvodini”.

Por, raportime të tilla apo të ngjashme me të nuk janë hasur (shih këtu).

 Analiza:

Pretendimi rreth mos përputhjes së analizave ndërmjet nënës së Faton Hajrizit dhe trupit të personit të vrarë, të raportuar zyrtarisht si Faton Hajrizi, është i rremë.

Gjetjet e hibrid.info tregojnë se nuk ka informata zyrtare që e konfirmojnë atë.

Përmes këtij publikimi, autori është munduar ta paraqesë rrejshëm se Hajrizi është i gjallë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »
1406