[email protected]
Pretendim i rremë se Biden tentoi të ulet në karrige imagjinare
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet artikull i titulluar “Joe Biden tenton të ulet në karrigen imagjinare( Video)” me pretendimin se shfaq momentin kur presidenti amerikan, përkulet në përgatitje për t’u ulur në karrigë, ndonëse mbrapa nuk e kishte një të tillë.

Përmbajtja është bërë publike sot (7 qershor) nga portali me përmbajtje në gjuhën shqipe, “kosovapost.net”, “gazetatema.net”, “syri.net” dhe “lapsi.al”

Çka ndodhi në të vërtetë?

Video-materiali i zgjeruar në fakt, tregon Bidenin teksa ulet në karrigen e pozicionuar.


Vegëzat e artikullit të publikuar nga portalet e lartcekura:

https://www.gazetatema.net/lifestyle/video-joe-biden-tenton-te-ulet-ne-karrigen-imagjinare-i443261

https://www.syri.net/bote/694952/video-joe-biden-e-humb-serish-tenton-te-ulet-ne-karrigen-imagjinare-ne-france

https://lapsi.al/2024/06/06/tjeter-incident-biden-tenton-te-ulet-ne-karrigen-imagjinare-video


Më 6 qershor 2024, President i SHBA Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden shënuan 80 vjetorin e Ditës D duke marrë pjesë në një ceremoni në Normandi, Francë, në të cilën ishin prezent edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte (shih këtu).

Hibrid.info ka hulumtuar dhe ka gjetur se i njëjti pretendim, për presidentin Biden, ka qarkulluar edhe në gjuhën angleze (këtu) dhe i njëjti është trajtuar nga kontrolluesi i fakteve, “Snopes.com” (shih këtu).

Hibrid.info ka kuptuar se sipas trajtimit të “Snopes.com”, videoja që tregon presidentin Biden teksa tenton të ulet parakohe në një hapësirë pa karrigë, është e shkëputur dhe nuk shfaq të vërtetën.

Nga ajo që shihet në pamjet e plota, tregohet se Biden, gruaja e tij dhe Macronët u ulën të gjithë në karriget e pozicionuara (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se presidenti i SHBA-ve, gabimisht tenton të ulet në një hapësirë pa karrigë, është i pasaktë.

Videoja që shfaq momentin, është e shkëputur dhe nuk tregon pamjen e plotë të asaj që realisht ndodhi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Translate »
1406