info@hibrid.info

Pretendim i rremë për rimbursim të faturave të energjisë elektrike, për personat e moshës mbi 50 vjeçare

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një përmbajtje që pretendon se nga qershori i vitit 2024, presonat mbi moshën 50 vjeçare në Kosovë, do të marrin rimbursim ndërmjet 63% dhe 91% të faturave të energjisë elektrike. Pretendimi është paraqitur me anë të një një vegëze në formë imazhi, e publikuar (19 qershor) si e sponsorizuar nga një […]

Përmes një fotografie të manipuluar paraqitet rrejshëm se Kosova është e treta në Ballkan me pagën mesatare në sektorin publik

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet përmbajtje që pretendon se tregon pagat mesatare në sektorin publik, për vendet e Ballkanit, duke e renditur Kosovën si të tretën nga këto shtete. Pretendimi është publikuar në TikTok nga një llogari me emrin “folejadardanis”, me anë të një imazhi ku shfaqen flamujt e vendeve të Ballkanit, me shifrat e pretenduara […]

Vazhdon të shitet online produkti i rremë “U Caps” me pretendimin se ndihmon në rikthimin e dëgjimit

Shkroi: Fatbardh Dema Një produkt që mban emrin “U Caps” është hedhur për shitje online në Facebook, me pretendimin se i njëjti është ilaç që ndihmon në rikthimin e dëgjimit. Produkti u gjet i publikuar nga faqja “OSW Association” në Facebook me datë 27 qershor. Në postim ndër të tjerash thuhet se për këtë produkt […]

Kërkohet përsëri ndihmë financiare për shërim me fotografi të fëmijëve rusë, që paraqiten rrejshëm si shqiptar

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një përmbajtje në gjuhën shqipe, ku kërkohet ndihmë financiare për një foshnje 5 muajsh të sëmurë, e cila ka nevojë për operim. Teksti i shoqëruar edhe me fotografi të foshnjës, është publikuar dje (26 qershor) në një grup në Facebook me emrin “DIASPORA SHQIPTARE”, nga një llogari me emrin “Rena […]

Schwarzenegger nuk ka lavdëruar kombëtaren shqiptare të futbollit, përmbajtja u gjenerua me inteligjencë artificiale

Shkroi: Fatbardh Dema U publikua një video-material që shfaq  ish-aktorin Arnold Schwarzenegger, me pretendimin se ai ka lavdëruar kombëtaren shqiptare të futbollit. Ky video-material u publikua me datë 25 qershor në median sociale TikTok nga llogaria “DardaniaTimes”. Çfarë nuk shkon me këtë video? Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky video-material është […]

SMS që bën thirrje për të klikuar vegëzën nga gjoja Posta e Kosovës, është mashtrim

Shkroi: Fatbardh Dema Një mesazh (SMS) iu është dërguar në telefon qytetarëve të Kosovës në të cilin shkruan “Pakoja juaj nuk mund të dorëzohet sepse nuk ka numër shtëpie në adresë”. Përmes këtij SMS-i bëhet thirrje të klikohet në një vegëz, me arsyetimin të përditësohet adresa e shtëpisë për t’iu riorganizuar dorëzimi i pakos. Çka […]

Ripublikohet mashtrimi rreth “shpëtimit për diabetikët”

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një artikulli të shpërndarë në disa faqe në Facebook është pretenduar për gjetjen e një medikamenti që ndikon në uljen e përhershme të nivelit të sheqerit. “Shpëtim për diabetikët! Endokrinologu tregoi se si mund të ulni përgjithmonë nivelin e sheqerit në vetëm 24 orë! Lexo më shumë”, është mbishkrimi i postimit […]

Përmes imazhit të manipuluar pretendohet rrejshëm se Rron Gjinovci ka shprehur publikisht përkrahjen për Serbinë përballë Sllovenisë në Euro 2024

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një imazh që paraqet një status në Facebook, të aktivistit Rron Gjinovci, ku shkruan “Miq slloven, pergatituni me hupe thelle”, të cilit ia ka bashkangjitur edhe emotikonin e flamurit serb. Përmbajtja që pretendon se Gjinovci ka shkruar para përballjes së Euro 2024 ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë, është publikuar dje (20 […]

Përmbajtja që pretendon se Qeveria e Kosovës do të ofrojë kurse falas në gjuhën angleze është mashtrim

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një vegëz e sponsorizuar, në formë imazhi, me mbishkrimin që pretendon se Qeveria e Kosovës nga qershori do të ofrojë kurse falas të gjuhës angleze për personat nga mosha 18 – 65 vjeç. Në përmbajtjen e publikuar dje (18 qershor) në Facebook nga faqja me emrin “Service333”, tutje thuhet se […]

Translate »