[email protected]
Titulli lë të kuptohet se bëhet fjalë për ndalimin e të gjithë mishrave
shape
shape
shape

Disa media online në Kosovë kanë publikuar dje (19 dhjetor) një artikull me titull “Ambasada e Austrisë në Kosovë del me një njoftim, ua ndalon udhëtarëve të marrin mish me vete në udhëtime private”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit nuk sqaron se bëhet fjalë vetëm për mishin e derrit ose produkteve tjera të tij, gjë që sqarohet vetëm në përmbajtje.

Pra, titulli lë të kuptohet se bëhet fjalë për ndalimin e të gjithë mishrave.


Vegëzat e artikullit të publikuar në mediat online si “GazetaMetro.com”, “GazetaExpress.com” dhe “Ballkani.info”:

https://gazetametro.net/ambasada-e-austrise-ne-kosove-del-me-nje-njoftim-ua-ndalon-udhetareve-te-marrin-mish-me-vete-ne-udhetime-private/?fbclid=IwAR2HbtYBGkycSlsFWWY9RzmHQZLA02nupc8qNX7QDMy2PTuMKMtmMstOq3M


Hibrid.info ka gjetur njoftimin e Ambasadës së Austrisë në Kosovë, e cila ka shfrytëzuar faqen e saj zyrtare në Facebook për të njoftuar lidhur me ndalimin e transportimit të mishit të derrit ose produkteve të sallamit nga vendet jo anëtare të BE-së në udhëtime private, si shkak i Murtajës afrikane të derrave (MAD). (shih këtu)

Pjesë nga njoftimi i Ambasadës së Austrisë në Kosovë:

Ndalohet transportimi i mishit të derrit ose produkteve të sallamit nga vendet jo anëtare të BE-së në udhëtime private. Kontrolla të shtuara në udhëtimet gjatë Krishtlindjeve

Produktet e mishit të derrit ose sallame të prodhuara privatisht nga vendet jo anëtare të BE-së, janë të ndaluara

MAD është aktualisht shumë active, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë. Meqë jemi në prag të festave të fundivitit dhe shumë udhëtime do të realizohen nga vendet e lartëpërmendura, theksojmë shprehimisht rrezikun e futjes së virusit në Austri përmes mishit të derrit ose produkteve tjera nga mishi i derrit, të sjella me vete. Ndalohet marrja me vete e produkteve të tilla (përfshirë: mishin e tharë, produktet e sallamit, produkte tjera të mishit, etj.) nga vendet jo anëtare të BE-së. Nga shtetet anëtare të BE-së, mund të sjellen sasi për përdorim shtëpiak, me kusht që prodhuesi t’i është nënshtruar inspektimit të duhur institucional e veterinar në vendin e origjinës, gjë që supozohet në çdo rast për produktet që shiten në baza të rregullta (p.sh. mallrat e supermarketeve).


Analiza:

Disa media online në Kosovë kanë publikuar një njoftim të lëshuar nga Ambasada e Austrisë në Kosovë, e cila ka sqaruar ndalimin e transportimit të mishit të derrit nga vendet joanëtare të BE-së në udhëtime private, si pasojë e Murtajës afrikane të derrave.

Por, mediat e lartcekura në titull nuk kanë sqaruar se bëhet fjalë vetëm për ndalimin e mishit të derrit dhe produketeve tjera të tij.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others