Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli lë të kuptohet se Vela është shkarkuar e nuk ka kërkuar dorëheqje

HIBRID

Një portal informativ më përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar sot (30 nëntor) një artikull me titull “Ofendoi rëndë gazetarin kosovar në pension, Blerim Vela largohet nga pozita e shefit të stafit të presidentes”.

Gjatë përmbajtjes në artikull, tregohet kronologjikisht se çka kishte deklaruar Blerim Vela për gazetarin Fahri Musliu, kur iu kishte drejtuar se presidenti i Serbisë ngjason me të sikur të kishin raporte prindërore. Në artikull gjendet edhe vendimi si dokument nga presidenca, por në tekst asnjëherë nuk sqarohet se Vela ka kërkuar largimin e tij nga pozita e tij si shef i stafit të presidentes.

Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli lë të keqinterpretohet përmbajtja. Për shkak se në titull përmenden së bashku, largimi nga pozita dhe situata e mëparshme e shefit të presidencës me presidentin e Serbisë, nënkuptohet se ai është shkarkuar për këtë arsye, ndonëse sipas vendimit të publikuar nga presidenca, largimin e kishte kërkuar vetë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “GazetaDemos”:

https://gazetademos.com/ofe11ndoi-rende-gazetarin-kosovar-ne-pension-fahri-musliu-blerim-vela-largohet-nga-pozita-e-shefit-te-stafit-te-presidentes/

Hibrid.info gjatë kërkimeve online, ka gjetur vendimin nga presidenca si dokument, të siguruar nga portali “Demokracia.com”, ku tregohet se Blerim Vela kishte kërkuar largimin nga pozita e shefit të presidencës. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Portali informativ “GazetaDemos” ka publikuar më 30 nëntor, njoftimin për largimin e Blerim Velës nga pozita e shefit të stafit të presidencës.

Por në titull ka lënë të kuptohet se si shkak i situatave të mëhershme mes ish-shefit të Presidencës dhe presidentit të Serbisë ai është pushuar nga puna, ndonëse në vendim thuhet se ai largimin e kishte kërkuar vetë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë si artikull si “clickbait” dhe “manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere