[email protected]
Titulli nuk përkon me artikullin
shape
shape
shape

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një titulli është pretenduar për një dokument që ka ndarë Kosovën.

“Ka tradhti/ Lajcak dhe drafti i shpresës së thyer, ja dokumenti që ndau Kosovën” është titulli që ka përdorur portali “ntv.al” në një artikull të publikuar të mërkurën (26 qershor).

Çka nuk shkon me këtë titull?

Titulli nuk përkon fare me artikullin.

Artikulli përmban raportim nga një intervistë që emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka dhënë për organizatën joqeveritare me seli në Kosovë, “Sbunker”, e në të cilën, sipas vetë artikullit, ka folur për draftin evropian të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Artikulli trajton qëndrimin e Lajçakut për draftin. Siç shkruan “ntv.al”, në këtë intervistë, Lajçaku ka thënë se s’do të propozonte një draft të cilin s’do t’ia propozonte shtetit të vet e se nuk ka arsye për t’u frikësuar nga drafti evropian.

Artikulli në përmbajtje nuk e përmban as fjalën “tradhti” si në titull e as pretendimin se dokumenti “ndau” Kosovën.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “ntv.al”:

https://archive.ph/dIV5X


Citatet e përdorura në artikullin e “ntv.al”:

“‘Më pëlqen diskutimi i cili bazohet në fakte. Pra, është vërtet mirë të flasim për atë që është në dokument. Dhe ju e dini, disa vende të rëndësishme kërkuan nga Qeveria e Kosovës që ta dërgojë këtë draft për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, që sigurisht është mënyra më e mire për të parë se sa ky dokument i plotëson kërkesat kushtetuese’ – është shprehur Lajcak.

‘Nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar nga ky dokument. Unë personalisht nuk do të propozoja kurrë diçka që nuk do ta propozoja për vendin tim, ose që e di që nuk do të përmbushë standardet evropiane, vlerat evropiane dhe praktikat evropiane’- ka theksuar emisari i cili gjithashtu ka folur edhe për historikun e Drafteve që janë bërë publike e që janë prezantuar në Bruksel”.


Në artikull tutje thuhet se, sipas Lajçakut, drafti i ekipit menaxhues s’ka qenë i përshtatshëm as për Kosovën e as BE-në. Aty thuhet po ashtu se hartimi i draftit nga ndërkombëtarët është bërë pasi s’ka pasur asnjë dokument të hartuar nga palët.


Analiza:

Portali në gjuhën shqipe “ntv.al” ka përdorur një titull që nuk përkon aspak me artikullin në të cilin raportohet për një intervistë të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Titulli pretendon për dokument që ka ndarë Kosovën, ndërsa artikulli nuk lidhet fare me këtë pretendim. Artikulli flet për qëndrimet e Lajçakut se “nuk ka arsye për frikë” nga drafti evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e se nuk do të propozonte ndonjë draft të cilin s’do t’ia propozonte as shtetit të vet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë titull si “Clikbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others

Translate »
1406