[email protected]
Trump nuk është deklaruar rreth ndryshimit të emrit të Kosovës në Dardani, video është e manipuluar
shape
shape
shape

Shkroi: Festim Rizanaj

Është publikuar një video-material në TikTok ku shihet ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duke folur. Nëpërmjet kësaj videoje po pretendohet se Trump është deklaruar në favor të ndryshimit të emrit të Kosovës në Dardani.

Pas ri-kërkimit të video-materialit të publikuar është gjetur se video-materiali është i manipuluar.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “dardaniatimes” në Tiktok:

https://www.tiktok.com/@dardaniatimes/video/7363318929973955845?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR2-mxDg174afwdOtEeUDQQ-HuLjKAYQX4BovZ1e6aYNqQFDvQT79rTRHe4_aem_AXOKZrS3ADfK1UHQyCxYjB1fQTTDfhiPKQrb6B0wpfq_KaC-y8wYODmHAFyn5FeYxytYlVxQKzQxrS5boClnk5j0 (archive)


Pasi të shikohet video-materiali vërehet një panatyrshmëri në komunikimin e Trump, duke lënë hapësirë të dyshohet në klonimin e zërit të tij.

Për të mbështetur këtë fakt, hibrid.info ka analizuar video-materialin me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet deepfake apo të gjeneruara me inteligjencë artificiale.

Në bazë të rezultateve të dhëna nga aplikacioni “Hive Moderation” del që video-materiali është 99,9 % përmbajtje deepfake, si dhe platforma për verifikim të përmbajtjeve të dyshimta, truemedia.org, potencon faktin se video-materiali është dyshimtë për faktin se përmban klonim të zërit dhe manipulim të fytyrës.


Hibrid.info ka gjetur videon origjinale të Donald Trump-it, të publikuar në vitin 2017, ku në një intervistë ekskluzive për NBC News, ai kishte folur për mundësinë e shkarkimit të drejtorit të FBI, James Comey. (këtu)


Analiza:

U pretenduar nëpërmjet një video-materiali se Donald Trump është deklaruar në favor të ndryshimit të emrit të Kosovës në Dardani.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se video-materiali është i manipuluar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others