[email protected]
Zyrtari komunal i arrestuar në vitin 2018, mundohet të paraqitet si i afërt i kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një video-material, që shfaq momentin e arrestimit të një zyrtari të komunës së Gjilanit, i dyshuar për korrupsion.

Videoja është publikuar në disa llogari në TikTok me datë 12 dhe 13 maj, madje në njërën prej tyre pretendohet se i dyshuari, është i afërt me kryetarin aktual të Gjilanit, Alban Hysenin.

Por, pas verifikimit nga hibrid.info, është gjetur se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2018.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “shqiperietnike3” në TikTok:


Të njëjtën, hibrid.info e ka gjetur të publikuar edhe në llogaritë “albialbiii4” dhe “infosot.com”, po ashtu në TikTok (shih këtu dhe këtu).


Faktet e gjetura nga hibrid.info tregojnë se videoja është rezultat i një storje të publikuar nga “kallxo.com”, në shtator të vitit 2018 (shih këtu), ku tregohet për arrestimin e një zyrtari në Komunën e Gjilanit, i dyshuar për ryshfet (këtu).


Ndërsa mbishkrimi që pretendon se i arrestuari është “krahu i djathtë i kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni”, është i pa verifikueshëm, pasi nga pamjet, nuk dihet identiteti i të arrestuarit. 

Bazuar në faktin se më 3 maj, është gjetur i publikuar një artikull nga “insajderi.org’ me titull “Skandal- Krahu i djathtë i Alban Hysenit akuzohet për dhunë ndaj një të miture” (këtu), hibrid.info vlerëson se pretendimi është munduar të lidhet me këtë artikull.


Analiza:

Lajmi për arrestimin e një zyrtari komunal në Gjilan, të dyshuar për korrupsion, është i vjetër dhe pretendimi se i njëjti është “krahu i dathtë”, i Alban Hysenit, është i pa konifrmuar.

Rasti kishte ndodhur në vitin 2018 dhe identiteti i të dyshuarir, nuk dihet.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others

Translate »