[email protected]
Pretendim i rremë se në Shqipëri pati tërmet të fortë
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Me datë 28 prill u publikua një postim me pretendimin se një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë.

Ky postim u publikua nga një faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, që mban emrin “Tradita Shqiptare”.

A pati tërmet në Shqipëri me datë 28 prill?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i rremë. Pasi të klikohet në vegëzën e paraqitur në këtë postim, shihet se bëhet fjalë për tërmetin e muajit tetor 2023 që ishte regjistruar në Vlorë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Tradita Shqiptare”:

https://archive.is/tSgWR


Artikulli u publikua nga portali i dyshimtë “topnews266.com” me datë 27 tetor 2023. (shih këtu)

Përmbajtja origjinale e artikullit të publikuar nga “topnews266.com”:

Termeti i forte lekund Shqiperine termeti ishte ….

Shpresojm mos te kete ashje shqetsuese dhe mos te ket te lenduar e deme materiale


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se lajmi është i vjetër (26 tetor), atëkohë kur në Vlorë ishte regjistruar tërmet.

Hibrid.info ka arritur të gjejë artikuj të publikuar me datë 26 e 27 tetor 2023 në mediat online në Shqipëri, që kishin raportuar për këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Hibrid.info ka hulumtuar në platformën online të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), e cila raporton për tërmetet që godasin pjesën e Evropës, e që është gjetur se tërmeti i fundit që u regjistrua në Shqipëri është ai i datës 25 prill, prej 2.4 ballësh. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook ka publikuar me datë 28 prill një postim me pretendimin se një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me tërmetin e muajit tetor 2023 që ishte regjistruar në Vlorë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others