[email protected]
Projekti më inovator po realizohet: Përfundon trajnimi i Hybrid Lab me profesor Jeton Mehmetin
shape
shape
shape

Java e trajnimeve me studentët e projektit Hybrid Lab ka përfunduar. Gjatë kësaj jave studentët patën rastin të trajnohen edhe nga Jeton Mehmeti, profesor dhe Kryetar i Komisionit të Pavarur të Mediave.

Të përzgjedhurit për këtë projekt janë përgatitur nga ekspertë të fushës së medias dhe teknologjisë, në përpjekje për ta luftuar çrregullimin informativ përmes ideve inovative.

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jetë në garë për t’i sjellë idetë e tyre për krijimin e aplikacioneve ose veglave të cilat, do të shërbejnë për ta ngritur vetëdijen në lidhje me keqinformatat apo për t’i identifikuar ato.

5 prej ideve më të mira që, do të prezantohen nga 5 grupet e përbëra prej dy studentëve do ta kenë fatin t’i fitojnë 5000 dollarë amerikanë për t’iu shkuar deri në fund propozimeve të tyre.

Hybrid Lab me ekspertë do t’i mentorojnë gjatë gjithë kohës studentët fitues, duke u ndihmuar në realizimin e tyre.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë që synim kryesor e ka ndërgjegjësimin rreth ndikimit që ka çrregullimi informativ.

Share With Others

Leave a Reply