[email protected]
Rrejshëm pretendohet se në një stadium evropian u lëshua në fluturim një shqiponjë në nderim të futbollistit Granit Xhaka
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një video-materiali u pretendua se në një stadium të Evropës u lëshua në fluturim një shqiponjë në nderim të futbollistit Granit Xhaka.

Ky pretendim u bë nga një faqe në Facebook me emrin “Deçani” me datë 21 prill, e cila arriti të grumbullojë mbi 700 mijë shikime.

Por, cila është e vërteta e kësaj videoje?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se kjo video u realizua në stadiumin e skuadrës amerikane të ragbit në Philadelphia, “Philadelphia Eagles”, dhe se e njëjta nuk ndërlidhet në asnjë rast me futbollistin Xhaka, siç pretendohet nga faqja e lartcekur.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Deçani”:

https://www.facebook.com/watch/?mibextid=CTbP7E&v=404260102536004&rdid=RYQCOqIqCPW5mqO3


Hibrid.info, pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, ka arritur të gjejë video-materialin autentik të publikuar në median sociale Instagram, nga faqja zyrtare e skuadrës amerikane të ragbit “Philadephia Eagles” me datë 30 dhjetor 2023. (shih këtu)


Kjo skuadër e ragbit e posedon si maskotë shqiponjën, të cilën e ka emërtuar “Swoop”. (shih këtu)


Analiza:

Videoja e publikuar në faqen në Facebook “Deçani”, nuk e paraqet situatën të cilën e përshkruan në mbishkrim, ku thotë se shqiponja është lëshuar në fluturim në nderim të futbollistit me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka. Kjo pasi është konstatuar se e njëjta është realizuar në stadiumin e skuadrës amerikane të ragbit, “Philadelphia Eagles”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson video-materialin e publikuar nga faqja “Deçani” si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Leave a Reply