[email protected]
Videoja virale që pretendohet se paraqet përmbytjet dhe stuhitë e fundit në Dubai përmban pamje që nuk ndërlidhen me ngjarjen
shape
shape
shape

Shkroi: Festim Rizanaj

Një video material me mbishkrimin “Çfarë po ndodh? Publikohen pamje apokaliptike nga Dubai”,u publikua me datë 18 prill nga portali informativ “kosova-sot.info”.

Nëpërmjet këtij video-materiali pretendohet të paraqitet gjendja në Dubai, pas stuhisë dhe shirave që filluan në atje më 15 prill.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se disa nga pamjet që zënë vend në video nuk janë aktuale dhe nuk paraqesin stuhitë në Dubai.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga portali informativ “kosova-sot.info”:

https://www.facebook.com/kosovasotnr1/videos/774130344696452/ (archive)

https://www.kosova-sot.info/lajme/714660/cfare-po-ndodh-publikohen-pamje-apokaliptike-nga-dubai/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0I3ZoTYfAJuMFqT6QG5oItJcofMj1liDHNk_GGKoZExrlWlT8cf1PwkPk_aem_AYjZIFRIoyC1FNnlEp106PM77cPRqy3-ChAIQEgYNNPJ1v4C0CiSECGSLk0eGwRyAnvu8GKaNkvU3ZZ-0eOIa7Lt (archive)


Në videon e publikuar, shfaqen disa imazhe me shpejtësinë e përshpejtuar të shirave të supozuar që nisën në Dubai më 15 prill me tinguj alarmues në sfond.

Pas ri-kërkimit të disa prej sekuencave të videos u gjetën se disa nga këto imazhe qarkullojnë prej kohësh në internet dhe nuk kanë të bëjnë me stuhinë dhe përmbytjet e fundit në Dubai.


Video-sekuenca e parë që shfaqet në video nuk është aktuale, pasi llogaria “disaster9578” në TikTok shpërndau të njëjtën në nëntor 2023.


Video-sekuenca e dytë shfaqet në sekondën 00:38 të video-materialit të publikuar, ku shihet një tornado prapa disa ndërtesave.

Edhe kjo video-sekuencë nuk është aktuale dhe nuk ka lidhje me stuhinë e fundit në Dubai. Imazhet kanë qarkulluar të paktën që nga tetori i vitit 2023 dhe madje janë përdorur për të pretenduar se kjo tornado kishte ndodhur në Madrid në dhjetor 2023


Video-sekuenca e tretë paraqet pamje të një rrufeje që bie mbi rrokaqiellin Burj Khalifa. Pas një ri-kërkimi të bërë online, u gjetë se ajo është shpërndarë në internet të paktën nga 5 marsi 2024. Sipas, The National News të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërtesa në fjalë vepron si rrufepritës, kështu që është e zakonshme të shihet ky fenomen gjatë stuhive.


Video-sekuenca e katërt paraqet shkuljen e një trungu nga rrënjët përreth një rruge. Pas ri-kërkimit të bërë të sekuencës, është gjetur se materiali është publikuar në prill 2023 dhe ngjarja ka ndodhur në Bicas, Praça São José, Brazil.


Video-sekuenca e pestë paraqet shihet një tornado duke rrëmbyer çatinë e një ndërtese pak metra përpara një automjeti. Pas kërkimeve të bëra rreth kësaj video-sekuence, është gjetur se ajo nuk paraqet stuhinë në Dubai, por është realizuar në qershor 2022, në West Virginia, SHBA.


Video-sekuenca e gjashtë paraqet trunguj të pemëve duke u lëkundur përpara një ndërtese të verdhë. Por, pas kërkimeve të bëra është gjetur se kjo sekuencë e videos është shkëputur nga një video më e gjatë e titulluar “Giant Monster Attacks City”, ngarkuar në YouTube në korrik 2019. Përmbajtja origjinale nuk ka lidhje me përmbytjet e fundit në Dubai.


Analiza:

Një video-material me pretendimin se paraqet pamjet të gjendjes në Dubait pas stuhisë dhe shirave është publikuar nga portali informativ “kosova-sot.info”.

Pas kërkimeve të bëra është gjetur se videoja virale që pretendohet se paraqet përmbytjet dhe stuhitë e fundit në Dubai përmban pamje që nuk ndërlidhen me ngjarjen.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.


Vlerësimi/përkufizimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others

Leave a Reply