Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Arsyet e verifikimit të përmbajtjeve vizuale

FESTIM RIZANAJ

Pse është kaq i rëndësishëm verifikimi i burimeve dhe materialeve vizive? Në botën e sotme digjitale, është shumë e thjeshtë për faktorë keqdashës që të krijojnë dhe shkëmbejnë falsifikime që ta mbushin mendjen si të vërteta, dhe që janë shumë të vështira për t’u diktuar si false. Ka pasur shumë raste kur reputacioni i gazetarëve profesionistë dhe redaksive të lajmeve është dëmtuar nga shkëmbimi dhe ribotimi i një informacioni të gënjeshtërt, fotografive, videove apo informacioneve nga persona të rremë. Në disa raste, kanë keqinterpretuar edhe materiale satirike, duke i shpërndarë apo botuar si fakte.

Problemi përkeqësohet si pasojë e volumit të madh të materialeve vizive në internet, pasi çdonjëra prej tyre mund të përdoret jashtë kontesti dhe të riciklohet në ngjarje apo lajme të tjera, ashtu si shohim të ndodhë gati përditë nëpër botë me mashtrues dhe falsifikatorë që gënjejnë si politikanë ashtu edhe gazetarë profesionistë.

Ndonëse mund të mos jetë e mundshme që të përcaktohet me siguri të plotë prejardhja e materialeve vizive, ka një numër shenjash treguese të pikave problematike që mund të zbulohen nëpërmjet një procesi të thjeshtë verifikues që shtron këto pyetje:

  • A është material origjinal, apo është “kopjuar” nga raportime të mëparshme dhe përvetësuar në mënyrë mashtruese?
  • A është manipuluar në mënyrë digjitale përmbajtja?
  • A mund të konfirmojmë kohën dhe vendin ku është marrë fotogafia/pamja filmike, duke përdorur të dhënat digjitale që kemi në dispozicion?
  • A mund të konfirmojmë kohën dhe vendin ku është marrë fotografia/pamja filmike, duke përdorur të dhënat vizive të materialit?

Për të gjetur shenja treguese të pikave problematike në mënyrë efikase duhet që të njohim llojet më të përdorura të manipulimeve me materiale vizive false apo çorientuese:

  • Kohë e gabuar / vend i gabuar: llojet më të përdorura të materialeve vizive çorientuese janë fotografi apo video të vjetra që rishpërndahen duke pretenduar se tregojnë gjëra të tjera. Përhapja virale në këto raste ndodh nëpërmjet shpërndarjes aksidentale me share, të materialeve që mund të diskreditohen lehtë, por që është shumë vështirë të hiqen nga qarkullimi.
  • Përmbajtje e manipuluar: materiale që janë manipuluar duke përdorur programe kompjuterike për redaktimin e fotografive apo pamjeve filmike.
  • Materiale të inskenuara: materiale origjinale që janë krijuar apo shpërndarë me qëllim që të çorientojnë publikun.

Burimi: Gazetaria, ‘Lajmet e rreme’ & Dezinformimi: Manual për Trajnimin dhe Formimin e Gazetarëve

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere