[email protected]
Llojet e çrregullimit informativ – ‘lajmeve të rreme’
shape
shape
shape

Shumë studiues insistojnë që të mos përdoret termi ‘fake news’ apo ‘lajmet e rreme’ pasi çrregullimi i informacionit është më i nuancuar. Sipas tyre, termi ‘lajmet e rreme’ është term joadekuat pasi nuk përmban gjithnjë informacione të rreme dhe përdoret më së shpeshti nga personat të cilëve nuk u ka pëlqyer ç’është shkruar për ta. Po ashtu, ndërlidhja e vazhdueshme e medieve me termin ‘lajme të rreme’ e ka dëmtuar besimin e audiencës te mediet.

Lloje e çrregullimeve të informacionit

Hulumtuesit Claire Wardle dhe Hossein Derakshan kanë krijuar një kornizë për klasifikimin e çrregullimit informativ, procesit prodhues të tyre dhe motivuesit. Sipas tyre ekzistojnë 7 lloje të çrregullimit informativ, të cilat ilustrohen në figurën më poshtë. Këto shfaqin një spektër të gjerë të përmbajtjes problematike në rrjet, që nga satira dhe parodia dhe deri te përmbajtja e sajuar në formën e saj më të plotë.


Tipet e çrregullimit informativ

Ndërkaq, ajo çka quhet ‘fake news’, sipas tyre, sillet rreth tri koncepteve: dezinformimi, çinformimi dhe keqinformimi. Është e rëndësishme t’i dallojmë informacionet e sakta nga ato të pasakta, si edhe qëllimin e mesazheve që krijohen, prodhohen dhe shpërndahen nga “agjentët”. Disa nga to krijohen me qëllimin për të dëmtuar, ndërkaq të tjerat janë gabime të paqëllimshme ashtu siç tregon grafiku më poshtë:

Dezinformimi është rasti kur me vetëdije jepet informacion i pavërtetë për të dëmtuar një person, grup shoqëror, organizatë apo shtet.

Çinformimi u referohet rasteve kur jepet informacion i pavërtetë, por pa pasur për qëllim të shkaktojë dëme.

Keqinformimi është informacion që bazohet në realitet, për të shkaktuar dëme, duke publikuar shpesh informacione që duhen mbajtur private.

Faktorët motivues të dezinformimit

Sipas hulumtuesve Wardle dhe Derakshan ekzistojnë katër faktorë motivues për prodhimin e çrregullimit informativ:

  • Financiar: Përfitimi nga çrregullimi informativ përmes reklamës;
  • Politik: Diskreditimi i një kandidati politik në zgjedhje dhe tentativa të tjera për të ndikuar te opinioni publik;
  • Social: Lidhja me një grup të caktuar në internet apo jashtë tij; dhe
  • Psikologjik: Kërkimi i prestigjit apo forcimit të pozitave.

Publikimin e detajuar të Wardle dhe Derakshan Çrregullimi Informativ: Drejt një kuadri ndërdisiplinar për studime dhe politikëbërje mund ta lexoni në linkun në vijim: https://hibrid.info/crregullimi-informativ/

Share With Others