[email protected]
Me Intelegjencë Artificiale synohet lufta kundër lajmeve të rremeve rreth Covid-19
shape
shape
shape

Ndërsa pandemia COVID-19 u rrit, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kombet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim të ashpër se “Infodemia” e thashethemeve në internet dhe lajmeve të rreme në lidhje me COVID-19, po pengonte përpjekjet e shëndetit publik dhe po shkaktonte vdekje të panevojshme. “Dezinformimi kushton jetë,” paralajmëruan organizatat. “Pa besimin e duhur dhe informacionin e saktë … virusi do të vazhdojë të lulëzojë”.

Në një përpjekje për të zgjidhur këtë problem, studiuesit në Institutin e Teknologjisë “Stevens” po zhvillojnë projekt për zbulimin e një aplikacioni të bazuar në Intelegjence Artificial (AI), që është i aftë për të zbuluar “lajme të rreme” në lidhje me COVID-19 dhe për të sinjalizuar automatikisht raportet mashtruese të lajmeve dhe postimet në mediat sociale, shkruan Instituti për Teknologji “Stevens” në New Jersey SHBA.

“Gjatë pandemisë, gjërat u polarizuan jashtëzakonisht”, shpjegoi Koduvayur Subbalakshmi, eksperte e intelegjencës artificiale dhe profesoreshë e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike në Institutin Stevens.

“Ne kemi nevojë urgjente për mjete të reja për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë informacione që mund t’i besojnë”, shtoi ajo.

Për të zhvilluar një algoritëm të aftë për të zbuluar dezinformatat për COVID-19, Subbalakshmi fillimisht punoi me studentët e diplomuar të “Stevens”, Mingxuan Chen dhe Xingqiao Chu për të mbledhur rreth 2600 artikuj lajmesh rreth vaksinave COVID-19, të nxjerra nga 80 botues të ndryshëm gjatë 15 muajve.

Më pas, ekipi mblodhi mbi 24,000 postime në Twitter që përmendnin raportet e lajmeve të indeksuara dhe zhvilloi një algoritëm të “zbulimit të qëndrimit” të aftë për të përcaktuar nëse një tweet ishte mbështetës ose kundërshtues i artikullit në fjalë.

Duke përdorur grupet e tyre të të dhënave të etiketuara, ekipi i Stevens trajnoi dhe testoi një arkitekturë të re të intelegjencës artificiale, e krijuar për të zbuluar shenja delikate gjuhësore që dallojnë raportet reale nga lajmet e rreme. Kjo është një qasje e fuqishme sepse nuk kërkon që sistemi i AI të auditojë përmbajtjen faktike të një teksti, ose të mbajë gjurmët e evoluimit të mesazheve të shëndetit publik; në vend të kësaj, algoritmi zbulon gjurmët stilistike të gishtërinjve që korrespondojnë me tekste të besueshme ose jo të besueshme.

“Është e mundur të merret çdo fjali e shkruar dhe të kthehet në një pikë të dhënash – një vektor në hapësirën N-dimensionale – që përfaqëson përdorimin e gjuhës nga autori. Algoritmi ynë shqyrton ato pika të të dhënave për të vendosur nëse një artikull ka pak a shumë gjasa të jetë lajm i rremë.””, shpjegoi Dr. Subbalakshmi.

Gjuha më bombastike ose emocionale, për shembull, shpesh lidhet me pretendime false, shpjegoi  Subbalakshmi. Faktorë të tjerë si koha e publikimit, kohëzgjatja e një artikulli, madje edhe numri i autorëve mund të përdoren si nga një algoritëm AI, duke e lejuar atë të përcaktojë besueshmërinë e një artikulli. Këto statistika ofrohen me të dhënat e tyre të sapokuruara. Arkitektura e tyre bazë është në gjendje të zbulojë lajmet e rreme me rreth 88% saktësi – dukshëm më mirë se shumica e mjeteve të mëparshme të AI për zbulimin e lajmeve të rreme.

Ky është një zbulim mbresëlënës, veçanërisht duke përdorur të dhënat që u mblodhën dhe u analizuan pothuajse në kohë reale.

Megjithatë, nevojitet shumë më tepër punë për të krijuar mjete që janë mjaft të fuqishme dhe rigoroze për t’u vendosur në botën reale.

(Artikulli i plotë gjendet i publikuar në www.stevens.edu)

Share With Others