[email protected]
Me fotografi të paqartë, Qeveria e Serbisë pretendon të faktojë se shqiptarët kanë provokuar serbët në Viti me flamuj të UÇK-së
shape
shape
shape

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu)


Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka pretenduar se një grup shqiptarësh kanë provokuar serbët me flamuj të UÇK-së në Vërboc të Vitisë.

Mirëpo, në fotografinë e postuar në këtë njoftim nuk shihet qartë nëse ky flamur është me stemën e UÇK-së, si dhe nuk vërehet as targa e automjetit që gjendet në këtë fotografi.


Vegëza e artikullit të publikuar në ueb faqen e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë:

https://www.kim.gov.rs/v4813.php


Artikulli me fotografi të njëjtë është publikuar edhe nga mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-online.com”.

Këtë njoftim të kësaj zyre, e ka publikuar edhe mediumi online në Serbi “Kurir.rs”, por duke e përdorur një fotografi tjetër me stemën e UÇK-së. Fotografia e përdorur nga ky medium, në fakt është e vjetër.


Kjo fotografi e përdorur nga “Kurir.rs” është shkëputur nga një video e bërë pranë Gjykatës Speciale në Hagë. Në këtë video, e publikuar nga mediumi në gjuhën shqipe “Indeksonline.net” më 13 korrik 2020, ku shihet një flamur me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i vendosur në grila pranë selisë së kësaj gjykate. (shih videon më poshtë)

https://www.facebook.com/watch/?v=2659081887753091


Pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi është e vjetër, e cila është përdorur nga mediumi online serb “Vesti-online.net” në vitin 2020.  (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me anë të një fotografie të paqartë ka pretenduar se pati provokim të serbëve në Viti nga shqiptarët me flamuj të UÇK-së.

Këtë njoftim të kësaj zyre, e ka publikuar edhe medium serb “Kurir.rs”, në të cilën ka vënë fotografi të vjetër që nuk i përket kësaj ngjarje.

Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others