[email protected]
Ambasada e SHBA-ve në Kosovë shpërndau një video që tregon gënjeshtrat e Putinit
shape
shape
shape

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, ka publikuar një video në llogarinë e saj në Facebook dhe Twitter, përmes së cilës janë publikuar gënjeshtrat e presidentit rus, Vladimir Putin.

Në këtë video material, kjo ambasadë tregon se si Rusia në mënyrë të rreme pretendon se ka shkatërruar një objekt të armëve biologjike në Ukrainë, me pretendimin se ajo mbështetej nga SHBA-të.

Përshkrimi i këtij video materiali të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, i përkthyer në gjuhën shqipe:

“Qeveria ruse ka një histori të gjatë dezinformimi, akuzash dhe operacionesh false për të akuzuar vendet e tjera për vetë shkeljet dhe mizoritë që vetë Rusia po kryen. Shikoni disa shembuj specifikë, duke përfshirë ato në Ukrainë”.

Vegëza e video materialit të publikuar nga ambasada e SHBA-ve në llogarinë e saj në Twitter dhe Facebook:

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/330677785757948


Hibrid.info ka përkthyer në gjuhën shqipe të gjithë materialin që gjendet brenda kësaj videoje të publikuar nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Modeli i gënjeshtrave të Putinit

Rusia pretendon në mënyrë të rreme se ka shkatërruar një objekt të armëve biologjike në Ukrainë, duke pretenduar se mbështetej nga SHBA.

Kremlini e di se SHBA nuk ka një program armësh kimike/bilogjike, por e di se Rusia ka.

Një shembull tjetër i gënjeshtrave hipokrite të Putinit.

Regjimi i Putinit përdor vazhdimisht flamuj të rremë për të zhvendosur fajin dhe për të justifikuar mizoritë e tij.

Kjo ndodhi në Gjeorgji, në Ukrainën lindore, në Siri, në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani përsëri në Ukrainë.

Putin madje ka një histori të gjatë të përdorimit të armëve kimike dhe biologjike kundër kundërshtarëve të tij politikë, dhe çdo vend që i miraton këto gënjeshtra po shton shkatërrimin në Ukrainë.

Gënjeshtrat e Putinit janë të parashikueshme dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi.

Share With Others