[email protected]

Me anë të një imazhi të manipuluar, paraqitet rrejshëm përqindja e besimit qytetar në Qeveri

Shkroi: Etrit Rexhepi Me anë të një imazhi është pretenduar se 72% e qytetarëve i besojnë Qeverisë në Kosovë. Ky imazh është publikuar dje (23 prill) në TikTok nga llogaria “albinkurti_kryeminister”. Por, ajo çka është gjetur nga hulumtimi i hibrid.info, është se në imazh është ndërhyrë duke manipuluar shifrën që tregon për përqindjen e shprehur […]

Pretendohet pasaktë se është arrestuar profesori i akuzuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi

Shkroi: Etrit Rexhepi Një video-material i publikuar në rrjete sociale ka pretenduar se është arrestuar profesori i Universitetit të Prishtinës i akuzuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Videoja është publikuar dje (23 prill) në aplikacionin TikTok nga një llogari me emrin “temu..gr”. Por, në fakt videoja shfaq momentet kur Policia nxjerr nga salla profesorin, pas […]

Pamje e vjetër e autokolonës së ushtrisë serbe paraqitet si aktuale gjoja është në kufi me Kosovën

Shkroi: Festim Rizanaj Pamje të regjistruara në të kaluarën të një auto-kolone të ushtrisë së Serbisë, diku nëpër rrugët e këtij vendi, po tentohet të paraqiten si aktuale dhe që kinse ato automjete janë vendosur në kufirin me Kosovën. Ky video-material është publikuar nga llogaria me emrin “mtrks25” në TikTok më 20 prill 2024. Vegëza […]

Veterani i Luftës së Dytë Botërore Russell Picket paraqitet si ish-presidenti John Kennedy

Shkroi: Fatbardh Dema Imazhi i një personi të moshuar po pretendohet se paraqet ish-presidentin tashmë të vdekur amerikan John Kennedy në 100 vjetorin e lindjes së tij. Kjo video-përmbajtje u publikua me datë 19 prill nga faqja në Facebook në gjuhën shqipe, “Patriotet e Botes Re”. Kush është në të vërtetë personi në video? Hibrid.info […]

Huqje në përkthimin shqip të deklaratës së Vuçiqit me pretendimin se e përmend bashkëshortin e presidentes Osmani

Shkroi: Festim Rizanaj Gjatë fjalimit të djeshëm (22 prill) të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, u pretendua se i njëjti e ka inkriminuar në plagosje dhe vrasje të serbëve të Kosovës bashkëshortin e Presidentes Vjosa Osmani. Derisa Vuçiqi po fliste për pretendimet e tij në […]

Rrejshëm pretendohet se në një stadium evropian u lëshua në fluturim një shqiponjë në nderim të futbollistit Granit Xhaka

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një video-materiali u pretendua se në një stadium të Evropës u lëshua në fluturim një shqiponjë në nderim të futbollistit Granit Xhaka. Ky pretendim u bë nga një faqe në Facebook me emrin “Deçani” me datë 21 prill, e cila arriti të grumbullojë mbi 700 mijë shikime. Por, cila është e […]

Paraqitet rrejshëm mundësi aplikimi për të moshuarit, për lirim nga pagesa e sigurimit shëndetësor

Shkroi: Etrit Rexhepi Nëpërmjet një vegëze të publikuar në formë imazhi është pretenduar se të moshuarit në Kosovë mund të aplikojnë për sigurim shëndetësor falas, duke filluar nga prilli i këtij viti. Vegëzës së publikuar (11 prill) nga një faqe me emrin “Qwe” në Facebook, i është vendosur mbishkrimi “Qeveria e Kosovës ofron sigurim shëndetësor […]

Raportohet gabimisht se Konjufca ka 100 mijë herë më shumë para në banka se Kurti e Osmani

Shkroi: Etrit Rexhepi Portali informativ “Klan Kosova” ka publikuar sot (20 prill) një artikull me titull “Konjufca për gati 100 mijë herë më shumë para në banka se Kurti e Osmani”. Në këtë artikull ndonëse nuk tregohen të dhënat për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, në përmbajtje të këtij artikulli tregohet për paratë […]