Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Çka është deepfake?

HIBRID

Teknologjia e përdorur për të bërë këdo të bëjë ose të thotë gjëra që nuk i ka bërë kurrë mund të duket e ndërlikuar – por është shumë e arritshme. Gjithçka që nevojitet janë disa pamje vizuale ose një regjistrim i një zëri për të filluar krijimin e një realiteti alternativ.

Kjo lloj përmbajtje e manipuluar që është krijuar me ndihmën e teknologjisë AI quhet përmbajtje sintetike, ose më gjerësisht e njohur si një falsifikim i thellë (deepfake).

Deepfake është një term që përshkruan skedarët audio dhe video që janë krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale, “mësim makine” për të qenë më të saktë.

Të gjitha llojet e “deepfakes” janë të mundshme. Ndërrimi i fytyrave, ku fytyra e një personi zëvendësohet nga një tjetër. Sinkronizimi i buzëve, ku goja e një personi që flet mund të përshtatet në një pjesë audio që është e ndryshme nga origjinali. Klonimi i zërit, ku një zë po “kopjohet” për të përdorur atë zë për të thënë gjëra.

Fytyrat dhe trupat plotësisht sintetikë mund të krijohen, për shembull, si avatarë digjitalë. Me teknologjinë deepfake, edhe njerëzit e vdekur mund të rikthehen në jetë.

Këto manipulime video sintetike prodhohen me të ashtuquajturat Rrjetet Kundërshtare Gjeneruese, ose GAN.

Një GAN është një model i mësimit të makinerive në të cilin dy rrjete nervore konkurrojnë me njëri-tjetrin për t’u bërë më të sakta në rezultatet e tyre.

Me fjalë të thjeshta: Një kompjuter po i tregon kompjuterit tjetër nëse kloni digjital që ka krijuar prej jush është mjaft bindës duke e krahasuar atë me materialin origjinal. A lëvizni njësoj, tingëlloni njësoj, a është e njëjta shprehja juaj? Sistemi përmirësohet me përpjekje të shumta derisa të jetë i kënaqur me rezultatin.

Edhe pse kjo teknologji po përmirësohet vazhdimisht dhe është shumë e sofistikuar, ju mund të dalloni ende falsifikimet e thella nëse dini se ku të kërkoni.

Artikulli i plotë i publikuar nga Deutche Welle

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere