Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Çka mund të mësoni nga episodi i dytë i emisionit “Prapa Ekraneve”

HIBRID

Është prezantuar episodi i dytë i emisionit “Prapa Ekraneve”. Emisioni do të vazhdojë të shfaqet një herë në muaj për rreth 30 minuta, ku do të trajtohen tema që ndërlidhen me çështjet e çrregullimit informativ.

Përgjatë minutave të emisionit, ekipi i Hibrid.info përmes moderatorit Uran Haxha sjell të rejat rreth informimit dhe shkaqet e arsyet që sollën keqinformim për audiencën kosovare.

Përmes “Prapa Ekraneve”, u fol për keqinterpretimin nga gabimi në përkthim të deklaratës së Emmanuel Macron, pas mbajtjes së Samitit të Procesit të Berlinit rreth liberalizimit të vizave dhe gabimi në raportim i mediave për këtë çështje. Si u raportua për ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë? Si u përdorën imazhe të ushtarëve rus e nga Azerbajxhani për ta mbuluar këtë ngjarje nga faqe të ndryshme në media sociale? Por edhe cila ishte narrativa e mediave pro-qeveritare serbe për këtë ngjarje.

Në kuadër të emisionit jepet një pasqyrë për audiencën në lidhje me termet e çrregullimit informativ, tregohet se çka janë mediat reale e çka janë mediat e dyshimta si dhe bëhet një përmbledhje nga raporti i hibrid.info për muajin shtator.

Në pjesën e dytë të emisionit i ftuari Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, foli për rrezikshmërinë e dezinformatave për sigurinë kombëtare.

E fare në fund, rubrika e tretë që merret me edukimin medial e digjital, trajtoi në detaje funksionin e algoritmit në media sociale. Shikuesit u  informuan se si funksionon algoritmi në sjelljet e tyre gjatë përdorimit të mediave sociale dhe si e përcakton rrjedhën e përmbajtjeve keqinformuese.

“Prapa Ekraneve” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë emision nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere