[email protected]
Pretendohet gabimisht se ushtarët e FSK-së u stërvitën në Gjermani nga ushtarët amerikanë
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një artikull në disa media me titullin “Misioni i NATO-s ndan pamje të ushtarëve amerikanë teksa ushtronin pjesëtarët e FSK-së”.

Lajmin më këtë titull e kanë publikuar mediat me përmbajtje në gjuhën shqipe “GazetaExpress.com”, “Sinjali.com” dhe “KosovaPost.net” (shih këtu, këtu dhe këtu).

Një pretendim i njëjtë me titullin “Ushtarët amerikanë të KFOR-it përfunduan ushtrimet stërvitore të FSK-së në Gjermani” është publikuar edhe nga mediumi me përmbajtje në gjuhën serbe, “Kossev.info” (shih këtu).

Por, cili është informacioni i saktë?

Në profilin e Misionit të ShBA-së në NATO në platformën X (ish-Twitter), shkruan: “Ushtarët amerikanë përfunduan Ushtrimin Stërvitor të Forcës së Kosovës #KFORMRE në Qendrën e Përbashkët Multinacionale në Gjermani”. (shih këtu)

Kështu, Hibrid.info ka gjetur se ushtarët amerikanë kanë përfunduar ushtrimin stërvitor të Forcës së Kosovës në Gjermani. Pra, Forca e Kosovës, të cilës i referohet Misioni Amerikan në NATO, është KFOR-i e jo Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kjo tregon se nuk bëhet fjalë për stërvitje të pjesëtarëve të FSK-së, por të KFOR-it.


Analiza:

Pretendimi se ushtarët amerikanë kanë stërvitur pjesëtarët e FSK-së në Gjermani, është i pasaktë.

Hibrid.info ka gjetur se bëhet fjalë për ushtarë amerikanë në Misionin e NATO-s, duke kryer ushtrime stërvitore për KFOR-in.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others

Leave a Reply

Translate »