[email protected]
Pretendohet pa fakte se numri i shqiptarëve në të gjithë botën është 18.2 milionë
shape
shape
shape

Shkroi: Endrit Berisha

Nëpërmjet një artikulli të publikuar në Facebook është pretenduar se numri i shqiptarëve në të gjithë botën është 18,2 milionë.

Portali “kercova.net” ka bërë publikimin në faqen në Facebook të enjten (16 maj). “Të gjithë shqiptarë janë gjithsej 18.2 milionë..”, mban titullin artikulli dhe postimi në Facebook.

Çka nuk shkon me këtë postim?

Pas verifikimit nga hibrid.info del se ky postim çon në artikull të vjetër, me përmbajtje të marrë nga një forum, e që s’ka burim të bazuar në fakte.


Vegëza e postimit të publikuar nga faqja “kercova.net” në Facebook:

https://ghostarchive.org/archive/WL2RQ


Postimi i bërë të enjten në mesditë, deri në momentin e trajtimit ka marrë mbi 1000 reagime, mbi 140 komente e 46 shpërndarje.

Po që se klikohet postimi, ai çon në një artikull i cili mban datën 29 nëntor 2022. (shih këtu)


Pjesë nga përmbajtja e artikullit:

“Të gjithë shqiptarët janë gjithsej 18,2 milionë nga e gjith bota më poshtni keni të gjitha numrat. Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë bashkë me emigrantët shqiptarë në BE, Britani, Zvicër, SHBA, Kanada e Australi”.

“Vetëm shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës edhe Malit të Zi me 12,8 milionë janë numerikisht më shumë se sa të gjithë këta popuj. Por me arbëreshët edhe shqiptarët e Greqisë shqiptarët janë me gjithsej 18,2 milionë akoma më shumë”.


Ky artikull nuk është i bazuar në fakte. Pas verifikimit nga hibrid.info, del se artikulli ka përmbajtje që është marrë nga “forumi shqiptar”, (shih këtu) në një tekst të publikuar më 28 nëntor 2022 nga llogaria “Iliria etnike”. As aty nuk bëhet e ditur se nga ku janë marrë të dhënat.


S’ka të dhëna zyrtare se sa shqiptarë janë nëpër botë e as për 12,8-milionëshin e përmendur si numër të pretenduar shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në Shqipëri në janar të vitit 2023, kanë qenë 2.761.785 banorë. (shih këtu)

Ndërsa në Kosovë është duke u zhvilluar procesi i regjistrimit të popullsisë. Sipas deklaratave të zyrtarëve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pritet që në vend rezidentë të dalin rreth 1.5 milionë banorë. (shih këtu)

E në Maqedoni të Veriut në regjistrimin e fundit të popullsisë më 2021 del të jenë rreth 620 mijë shqiptarë të deklaruar në popullsinë rezidente dhe jorezidente. (shih këtu)


Analiza:

Portali “kercova.net” ka publikuar një artikull në Facebook, nëpërmjet të cilit është pretenduar se numri i shqiptarëve në të gjithë botën është 18.2 milionë.

Pas verifikimit nga hibrid.info, artikulli del të jetë i vjetër e i pabazuar në fakte. Regjistrimet e fundit të popullsisë në vendet e rajonit, tregojnë shifra zyrtare më të ulëta se pretendimi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Përmbajtje e paverifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I paverifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others

Translate »