info@hibrid.info
Pretendohet rrejshëm se ka vdekur presidenti ukrainas – Volodymyr Zelenskyy
shape
shape
shape

Një publikim në rrjetet sociale me lajm të rremë, është postuar sot nëpër faqe të Facebook-ut, nga një portal i dyshimtë në gjuhën shqipe, me pretendimin se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ky portal i dyshimtë me domain – adresë “lajme.store”, dukjen e ka të ngjashme si të mediumit online “Telegrafi.com”, për t’i bërë lexuesit të besojnë se lajmi është publikuar nga një medium kredibil.

Vegëza e publikimit të “lajme.store”:

https://lajme.store/?fbclid=IwAR0l_TnsXkveHV4orGVXYQwzjqG_aQWTSMSU2r7upWvx4Yl9rzHGvSY_6fg

Në publikimin e këtij portali të dyshimtë gjendet një fotografi që paraqet imazhe të strehimit të ukrainasve nëpër stacione nëntokësore të metrove në Kiev (shih këtu), të cilës i kanë vërën në shenjë të “play”, për t’u dukur si video. Pra në këtë publikim është vetëm titulli, pa përmbajtje që do ta mbështeste pretendimi.

I njëjti publikim është postuar edhe në faqet në Facebook që shpërndajnë përmbajtje të pakonfirmuar në gjuhën shqipe (shih këtu).


Për ta bërë edhe më të qartë se ky është një manipulim dhe jo lajm i vërtetë, kanë reaguar edhe përfaqësues të mediumit online “telegrafi.com”. Kryeredaktori i këtij medium, Muhamet Hajrullahu, ka thënë se ky publikim është bërë nga dikush tjetër me logo të “telegrafi.com”. (shih këtu)

KUJDES…Ky eshte LAJM I RREJSHEM!

Me logo te Telegrafi.com dikush po shperndan lajm te rrejshem.

Mos besoni ne lajme te paverifikuara e ne rrjete sociale!

Ndërsa, nuk asnjë lajm nga mediat kredibile vendore e as ndërkombëtare dhe as komunikatë nga institucionet ukrainase që flasin për vrasjen e presidentit ukrainas.

Paraqitja e fundit e tij në publik ka qenë sot në mëngjes, që e hedhë poshtë pretendimin se ai është vrarë (shih këtu).


Analiza:

Publikimi me pretendimin për vrasjen e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, rezulton të jetë tërësisht i rremë.

Ky portal është përpjekur që ta përdor logon e medium online në gjuhën shqipe “Telegrafi.com” për të tingëlluar më i besueshëm te lexuesit.

Hibrid.info këtë publikim e vlerëson si lajm të rremë.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »