Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Titull çorientues e fotografi e montuar e Harrisit me Kurtin

HIBRID

Shkroi: Endrit Berisha

“Kamala Harris për Kosovën/ Serbia s’mund të shpërblehet më nëse s’bën progres drejt njohjes” mban titullin një artikull i publikuar të mërkurën (14 gusht).

Publikimi është bërë nga mediumi në gjuhën shqipe “ntv.al”.

Çka nuk shkon me këtë publikim?

Titulli lë të nënkuptohet se Harrisi, që është edhe zëvendëspresidente aktualisht, ka folur për Kosovën. Porpas verifikimit del se artikulli përmban deklaratë të Janusz Bugajskit, njohës i zhvillimeve politike në Ballkan dhe se nuk ka të bëjë me qëndrim zyrtar të Harrisit apo kampit të saj.

Edhe vetë artikulli e sqaron se bëhet fjalë për shkrim autorial të Bugajskit për “The Geopost”.


Vegëza e artikullit të “ntv.al”

https://archive.is/0lKWb

Pjesë nga artikulli:

“Janusz Bugajski, njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, në një artikull autorial të botuar në platformën “The Geopost” ka thënë se provokimet e Serbisë ndaj Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, mund të bindin administratën e re amerikane se politika rajonale e Serbisë është pasqyrë e politikës së Rusisë ndaj Ukrainës. Bugajski ka shtuar se pavarësisht që Ballkani Perëndimor nuk është një prioritet ndërkombëtar për nënpresidenten amerikane, Kamala Harris, njëherësh kandidate e demokratëve në garën presidenciale, ajo mund ta mbështesë më hapur Qeverinë e Kosovës në përpjekjet për të integruar rajonin verior të banuar me shumicë serbe në strukturën shtetërore”


Ky artikull është shpërndarë edhe në faqen “Ntv Televizion” në Facebook. Postimi mban titullin e njëjtë, ndërsa fotografia me kryeministrin Albin Kurti afër Harrisit është e montuar. (shih këtu)

Hibrid.info ka përdorur programin e automatizuar “InVID”, dhe ka gjetur se në fotografinë reale në krah të Harrisit është presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy (shih këtu).


Analiza:

Mediumi në gjuhën shqipe “ntv.al” ka përdorur një titull çorientues përmes së cilit mund të nënkuptohet se kandidatja e Partisë Demokratike për presidente të SHBA-së, Kamala Harris, ka folur për Kosovën. Por artikulli bën fjalë për një opinion të Janusz Bugajskit.

Ky medium, në faqen e vet në Facebook, ka përdorur një imazh të manipuluar të Harrisit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait” dhe “Mashtrim”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere