[email protected]
Titull çorientues që nuk sqaron autorin dhe periudhën e informacionit të pretenduar
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material e titulluar “‘Pakti i fshehtë për Kosovën’ Gati ndarja e vendit”.

Përmbajtja është publikuar sot (23 shtator) në kanalin zyrtar të televizionit “EuroNews Albania” në Youtube.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Në video paraqitet një intervistë e opinionistit, Sadri Ramabaja, nga deklarimet e të cilit, është vërtetuar se kanë ardhur informacionet e paraqitura në titull.

Por, në titullin e videos, nuk është specifikuar autori i deklaratave, të paraqitura si informacion.


EuroNews Albania, video-materialit të publikuar në Youtube i ka vënë titullin “‘Pakti i fshehtë për Kosovën’ Gati ndarja e vendit


Në praktikat gazetare, titulli është një pikë kulmore e shkrimit dhe duhet ta përmbajë temën e tekstit.

Titulli i përmbajtjes së pretenduar përmban informacionin për një plan të fshehtë mbi ndarjen e Kosovës. Hibrid.info ka gjetur se materiali shfaq opinionin e Ramabajës në një intervistë, i cili ka shprehur qëndrimin e tij për ekzistimin e një plani të fshehtë për ndarjen e vendit, gjatë kohës sa president i vendit ishte Hashim Thaçi.

Çka do të thotë se në titull nuk sqarohet se deklarata ka ardhur nga Ramabaja dhe mungon konteksti kohor i informacionit të pretenduar nga ai.


Analiza:

Opinionisti Sadri Ramabaja ka dhënë mendimin e tij mbi ekzistimin e një plani të fshehtë për ndarjen e vendit, gjatë presidencës së Hashim Thaçit.

Por, në titullin e përmbajtjes së trajtuar mungon autori i deklaratës dhe konteksti i informacionit të shpërndarë në deklaratë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.

Asyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Share With Others

Translate »