Portalet “reporteri.net” dhe “rtklive.com” kanë publikuar artikullin me titull “Gjykata dënon Drenorin për shpifje ndaj Lladrovcit, 1600 euro gjobë dhe detyrohet ta fshijë postimin nga Facebook”.
Nga kontrollit i fakteve rezulton se titulli i këtij artikulli është shkruar gabimisht. Në fakt, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, ka marrë vendimin që të aprovojë kërkesëpadinë e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit ndaj ish-asamblistit të kësaj komune, Xhavit Drenorit, të cilin e ka dënuar me 2 mijë e 600 euro, e jo 1 mijë e 600 euro, siç thuhet në titullin e këtij artikulli.
Sipas vendimit të Gjykatës, Drenori do t’ia kompensojë Lladrovcit 2 mijë e 600 euro me rastin e publikimit të deklaratës dhe faktit të pavërtetë.
Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “reporteri.net” dhe “rtklive.com”:
https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=508945
Më poshtë mund të gjeni dokumentin zyrtar me Aktgjykimin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Drenas.
Analiza:
Ky artikulli i publikuar nga portalet e lartcekura, përmban titull të gabuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen e as me dokumentin zyrtar të Gjykatës Themelore, i cili gjendet në tekst. Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “gabim”.
Arsyetimi:
Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.