[email protected]
Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Francë
shape
shape
shape

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (26 dhjetor) një artikull me titull “Ngjarje makabre/ Babai vret gruan dhe 4 fëmijët, zbardhen detajet tronditëse”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Një 33-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij në Francë”.

Duke u nisur nga fakti që këto portale informative janë regjistruar në Shqipëri (shih këtu dhe këtu) dhe përmbajtjet e publikuara nga këto mediume online janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në një nga hapësirat shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet “sot.com.al” dhe “tiranatoday.al”:

https://sot.com.al/bota/ngjarje-makabre-babai-vret-gruan-dhe-4-femijet-zbardhen-detajet-tronditese-i632111?fbclid=IwAR3coDCfaVDMnYq5u8ux-TDGUSIs9PWleB1fO7ZehKLr9N9MwWuF4VeNCcI

https://tiranatoday.al/ngjarje-makabre-babai-vret-gruan-dhe-4-femijet-zbardhen-detajet-tronditese/?fbclid=IwAR1qQQIzUysAnVas3cHbJz5_SdQcEv1XoOLGOglhRpeX4c6_VLMnZRjSMQU

Hibrid.info ka gjetur të publikuar artikullin në disa mediume të huaja që konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në Francë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Disa mediume në gjuhën shqipe “sot.com.al” dhe “tiranatoday.al” kanë publikuar një artikull në lidhje me një burrë që dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe fëmijët e tij në Francë, por që përmes titullit nuk tregohet se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje.

Mos qartësimi i vendndodhjes së ngjarjes në titull nga mediumet në fjalë të shkruar në gjuhën shqipe dhe të regjistruar në Shqipëri, mund të qojë deri te dezinformimi i lexuesve, duke lënë hapësirë të nënkuptohet se bëhet fjalë për rast të ndodhur në një nga hapësirat shqip-folëse.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others