[email protected]

Pretendohet rrejshëm se Turqia e mbështet Kurtin për hapjen e Urës së Ibrit

Shkroi: Fatbardh Dema “Turqia i vetmi shtet që e mbështet Albin Kurtin për hapjen e Urës së Ibrit”, mban përshkrimin një postim i publikuar në TikTok. Ky postim u publikua dje (12 gusht) nga llogaria në këtë platformë sociale që mban emrin “albinkurti_kryeministër”. E vërteta? Pas hulumtimit të kryer online nga hibrid.info, nuk është gjetur […]

Fotografia nuk paraqet dhomën e burgut të Faton Hajrizit, është e shkrepur në Alcatraz

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një fotografie në të cilën shihet një shtrat, batanija mbi të dhe disa letra, është pretenduar për pamje nga dhoma e Faton Hajrizit në burgun e Smrekonicës. Publikimi është bërë nga faqja “Lajme Nga Bota” në Facebook të hënën, 12 gusht. Çka nuk shkon me këtë publikim? Pas verifikimit, hibrid.info ka […]

Macron nuk ka thënë se do t’i tërheqë trupat franceze të KFOR-it nëse Kosova insiston ta hapë Urën e Ibrit

Shkroi: Fatbardh Dema Pretendohet se presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se trupat franceze të KFOR-it mund të tërhiqen nëse Kosova insiston ta hapë Urën e Ibrit. Ky pretendim u publikua dje (11 gusht) në Facebook nga faqja “MeKryeministrin”. Cila është e vërteta? Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky […]

Ndërlidhet pa fakte me shqiptarët dhe Kurtin djegia e tri shtëpive të serbëve afër Prizrenit

Shkroi: Endrit Berisha Është raportuar se “shqiptarët” dhe “falangat e Kurtit” u kanë vënë zjarrin tri shtëpive të serbëve në fshatin Novak të Prizrenit të dielën në mbrëmje. Pretendimi është bërë nga mediumet në gjuhën serbe “alo.rs” dhe “sd.rs” të dielën (11 gusht) dhe të hënën (12 gusht). Çka nuk shkon me këto publikime? “Terrori […]

Rishikimi i javës: lajme të rreme për ndryshim të flamurit dhe rritje të pensioneve, pretendim i pavërtetë nga Vuçiq, imazhe të manipuluara të politikanëve dhe gazetarëve

Përgatiti: Festim Rizanaj Artikujt që janë cilësuar si “lajm i rremë” dhe “lajm i rremë/mashtrim” janë ato që kanë dominuar gjatë javës që shkoi sa i përket keqinformatave të publikuara në media, portale të dyshimta dhe faqe e llogari në media sociale. Lajmet e rreme u publikuan nga llogari në gjuhën shqipe në Tiktok dhe […]

Titulli, në shpërputhje me përmbajtjen, pretendon rrejshëm se ushtria serbe ka hyrë në Kosovë

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një video-material i një kronike televizive, ku shfaqet lajmi i titruar me titullin “USHTRIA SERBE HYN NE KOSOVE”. Kjo përmbajtje është publikuar dje (9 gusht) në TikTok nga llogaria me emrin “ntvtelevizion”, që është llogaria e televizionit “NTV Televizion”. A hyri ushtria serbe në Kosovë? Pas verifikimit, hibrid.info ka kuptuar […]

Mashtrime me kriptovaluta duke i keqpërdorur emrat e disa figurave publike në Kosovë

Përgatiti: Etrit Rexhepi “Shocking news! Have you heard about the tragic end of Albin Kurti” apo në shqip “Lajm tronditës! A keni dëgjuar për fundin tragjik të Albin Kurtit”. Këtë mbishkrim e mban një prej publikimeve të hasur në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqet edhe fotografia e kryeministrit Kurti. Postime të ngjashme si kjo, janë […]

Translate »