[email protected]

Pretendim i rremë se trupi i pajetë i Faton Hajrizit është kthyer në Kosovë

Shkroi: Etrit Rexhepi Pretendohet se është kthyer në Kosovë, trupi i pajetë i të dyshuarit për vrasjen e një polici në Serbi, Faton Hajrizit. Pretendimi është hasur në kopertinën e një video-materiali të publikuar (28 qershor) në faqen e televizionit “Ntv.al” në Facebook. A është kthyer trupi i Faton Hajrizit? Hibrid.info ka gjetur se ky […]

Rishikimi i javës: Dezinformata lidhur me rastin e Faton Hajrizit, teori konspirative nga media në serbisht lidhur me zhvillimet në Ujman dhe veri

Përgatiti: Festim Rizanaj Si rezultat i gjetjeve dhe trajtimeve të keqinformatave të publikuara gjatë javës që shkoi, dominojnë dezinformatat, clickbait artikujt, përmbajtjet mashtruese dhe teoritë konspirative. Dezinformatat u publikuan në media sociale në shqip dhe media në serbisht. Në media sociale në shqip u publikua një video-material me pretendimin se shfaq momentin e vrasjes së […]

Konspiracion se këngëtari Prince është gjallë dhe se ai është Kamala Harris

Shkroi: Fatbardh Dema U pretendua se këngëtari Prince nuk ka vdekur dhe se i njëjti aktualisht është i gjallë. Përmes këtij pretendimi thuhet se ai dhe zëvendës-presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kamala Harris, janë i njëjti person. Ky pretendim, u publikua në Facebook nga llogaria me emrin “Blerta Pupi Mile”, që numëron […]

Sveçla nuk e ka falënderuar Daçiqin për intervenimin profesional në vrasjen e Hajrizit, videoja u shkëput nga një emision satirik

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një postimi në Facebook u pretendua se ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i shkroi homologut të tij serb, Ivica Daçiq duke e falënderuar për intervenimin profesional në vrasjen e Faton Hajrizit. Ky pretendim u publikua nga faqja “Informacioni KTU” në Facebook me datë 27 korrik, të cilit i është […]

Pretendohet pa fakte se mbishkrimet “UÇK” dhe “Faton Hajrizi” janë bërë nga “ekstremistët shqiptarë” si kërcënim për dëbim të serbëve

Shkroi: Fatbardh Dema U raportua se në murin e një shtëpie të një familje serbe në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, është shkruar emri i Faton Hajrizit, i cili dyshohet se u vra në Serbi, si dhe akronimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Përmes një njoftimi lidhur me këtë ngjarje, Zyra për Kosovën në Qeverinë […]

Pretendimi se ofrohet kurs online falas për “Asistent Kontabiliteti”, është i rremë

Shkroi: Fatbardh Dema Publikohet një përmbajtje që pretendon se ofrohet kurs online falas për Asistent të Kontabilitetit. Mbishkrimi me anë të një vegëze në formë imazhi, e publikuar (24 korrik) nga një faqe me emrin “Kg service” në Facebook, pretendon se ky kurs është i hapur për të gjithë personat mbi moshën 18 vjeçare dhe […]

Nuk u sigurua banim i përballueshëm për 4 mijë familje brenda mandatit, siç u premtua

Shkroi: Etrit Rexhepi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kishte premtuar banim të përballueshëm për 4 mijë familje, në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit, në vitin 2021. Sigurimin e asaj që ky subjekt e quante “Banimi i përballueshëm” e kishte premtuar kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, në hapjen e fushatës së këtij […]

Thirrja për dorëzim të dokumentacionit të vilave në Ujman paraqitet si tentim i grabitjes së pronave të serbëve

Shkroi: Fatbardh Dema Nëpërmjet termeve fyese u pretendua se autoritetet në Kosovë po tentojnë t’ua grabisin serbëve pronat e tyre në Ujman. Ky pretendim u publikua dje (25 korrik) në median sociale Telegram nga kanali në gjuhën serbe “BUNKER”. Në këtë postim është publikuar si fotografi një letër nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). […]

Email-a mashtrues që vijnë gjoja nga Western Union me pretendimin se do kompensoheni me para

Shkroi: Fatbardh Dema Ndjekës të platformës hibrid.info kanë dërguar një email për verifikim, të cilin e kanë pranuar sot (25 korrik). Në këtë email pretendohet se i njëjti është dërguar nga institucioni financiar për transferim parash “Western Union” dhe se pranuesi i mesazhit, përmes këtij institucioni ka fituar shumën prej 8.5 milionë dollarëve nga Fondi […]

Translate »