[email protected]

Bedri Hamza nuk ka premtuar se do t’i rritë pensionet për veteranët e luftës deri në 1500 euro

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një përmbajtje ku pretendohet se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza është deklaruar se në rast të marrjes së këtij posti, do t’i rritë pensionet për veteranët e luftës deri në 1500 euro. Pretendimi është publikuar sot (28 qershor) me anë të një fotografie në […]

Titulli nuk qartëson që propozimi për ndalim të TikTok-ut vlen vetëm për institucionet publike

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një titulli është pretenduar se Qeveria e Kosovës sot (28 qershor) do të vendosë se a do ta mbyllë një rrjet social. Artikulli është publikuar nga portali në gjuhën shqipe “telenews.al”. Çka nuk shkon me këtë titull? Vetëm pas klikimit në artikull kuptohet se propozimi është për ndalim të rrjetit social […]

Titulli nuk përkon me artikullin

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një titulli është pretenduar për një dokument që ka ndarë Kosovën. “Ka tradhti/ Lajcak dhe drafti i shpresës së thyer, ja dokumenti që ndau Kosovën” është titulli që ka përdorur portali “ntv.al” në një artikull të publikuar të mërkurën (26 qershor). Çka nuk shkon me këtë titull? Titulli nuk përkon fare […]

Kërkohet përsëri ndihmë financiare për shërim me fotografi të fëmijëve rusë, që paraqiten rrejshëm si shqiptar

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një përmbajtje në gjuhën shqipe, ku kërkohet ndihmë financiare për një foshnje 5 muajsh të sëmurë, e cila ka nevojë për operim. Teksti i shoqëruar edhe me fotografi të foshnjës, është publikuar dje (26 qershor) në një grup në Facebook me emrin “DIASPORA SHQIPTARE”, nga një llogari me emrin “Rena […]

Pretendohet rrejshëm se ambasadori amerikan mbështet Bedri Hamzën për kryeministër

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një fotografie të publikuar në rrjetin social TikTok është pretenduar se ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e mbështet Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër të vendit. Pretendimi është publikuar nga llogaria “tavnikcitypdk” të mërkurën (26 qershor). Çka nuk shkon me këtë postim? Pas verifikimit nga hibrid.info, […]

Schwarzenegger nuk ka lavdëruar kombëtaren shqiptare të futbollit, përmbajtja u gjenerua me inteligjencë artificiale

Shkroi: Fatbardh Dema U publikua një video-material që shfaq  ish-aktorin Arnold Schwarzenegger, me pretendimin se ai ka lavdëruar kombëtaren shqiptare të futbollit. Ky video-material u publikua me datë 25 qershor në median sociale TikTok nga llogaria “DardaniaTimes”. Çfarë nuk shkon me këtë video? Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky video-material është […]

Matthaus nuk ka folur për kombëtaren shqiptare të futbollit

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet përmbajtje që pretendon se ish-futbollisti gjerman, Lothar Matthaus ka vlerësuar paraqitjen e kombëtares shqiptare si më të mirë, përballë Spanjës në ndeshjen në kuadër të Euro 2024 në futboll. Përmbajtja është publikuar dje (25 qershor) në një grup publik në Facebook, me emrin “Kombëtarja Kuq e Zi” dhe po ashtu nga […]

Lajçak nuk ka deklaruar se “Kurti pranon draft-statutin e Asociacionit”

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull i titulluar “Lajçak shokon Kosovën: Kurti pranon Draft-Statutin e Asociacionit”. Ky tekst me këtë titull është publikuar dje (25 qershor) nga portali i televizionit informativ “NTV Televizion”. E vërteta? Hibrid.info ka gjetur se deklarata e të deleguarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është paraqitur […]

Translate »