[email protected]

Rishikimi i javës: Lajm i rremë se çmimi i bukës do të jetë 25 cent nga 1 qershori, mashtrim se Biden ka folur për konflikt në Ballkan, dezinformatë se Policia e Kosovës u pajis me armë

Përgatiti: Festim Rizanaj Si rezultat i gjetjeve dhe trajtimeve të keqinformatave të publikuara gjatë javës që shkoi, dezinformatat janë ato që e dominuan ekosferën keqinformuese. Pothuajse të gjitha dezinformatat janë publikuar në media sociale. Në Facebook u publikua pretendimi se në një autostradë në Kosovë gjendet shenja e komunikacionit që lejon vozitjen pa limit shpejtësie. […]

Jo, personi i lënduar nga një mjet shpërthyes nuk është pjesëtar i FSK-së

Shkroi: Fatbardh Dema Pretendohet se një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka mbetur i plagosur nga një mjet shpërthyes. Artikulli u publikua nga mediat online në gjuhën shqipe si “Indeksonline.net”, “Zeri.info” e “Insajderi.org”. Cila është e vërteta rreth kësaj ngjarjeje? Zëdhënësi i FSK-së, Vëllazërim Qerimi, për Klankosova.tv i ka mohuar raportimet ne […]

Me fotografi të vjetra pretendohet rrejshëm se Policia sapo u pajis me 5000 armë të gjata

Shkroi: Endrit Berisha Nëpërmjet një video-materiali me fotografi është pretenduar se në Kosovë sapo kanë arritur 5000 armë të gjata për njësinë speciale të Policisë së Kosovës. Përmbajtja është publikuar të premten (24 maj) nga llogaria me emrin “informohusaktedhekorrekt” në TikTok. “Qeveria e Kosovës: Sapo kanë arritur 5000 armë të gjata për njësin speciale!” dhe […]

Videoja nuk paraqet Policinë e Kosovës gjatë një aksioni, pamjet janë realizuar gjatë xhirimit të një seriali

Shkroi: Fatbardh Dema Është publikuar një video-material me pamjet që shfaqin pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë një aksioni. Në mbishkrimin e këtij video-materiali shkruan “Nje video po qarkullon ne Rrjetin social TikTok Ku shihet policia duke ndjekur nje Vetur Polici teper profesionale edhe vigjilent”. Video-materiali u publikua në Facebook me datë 23 maj nga […]

Biden nuk e ka kërcënuar Serbinë në rast agresioni ndaj Kosovës dhe Bosnjës

Shkroi: Fatbardh Dema U publikua një video-material që shfaq presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, duke thënë se “Nëse Serbia nis agresionin kundër fqinjëve të saj, Kosovës ose Bosnjë e Hercegovinës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të hezitojnë të përdorin të gjithë forcën e nevojshme në përgjigje”. Ky video-material […]

Dezinformohet përmes titullit se Milaim Zeka e ka vlerësuar një politikane në Kosovë si spiune të Vuçiq

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një artikull, në titullin e të cilit pretendohet se gazetari Milaim Zeka e ka vlerësuar një politikane si, ‘Spiune e Kosovës te Vuçiç’. Artikulli është publikuar dje (23 maj) në portalin e televizionit “ntv.al”. Cila është e vërteta? Hibrid.info ka gjetur se ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zeka, nuk ka […]

Ripublikohet pretendimi i rremë se Turqia i ka dhuruar FSK-së 10 helikopterë luftarakë “Apache”

Pretendohet se Turqia do t’i dhurojë Forcave të Sigurisë së Kosovës dhjetë helikopterë luftarakë “Apache”. Informata e pretenduar është publikuar me anë të një imazhi dje (22 maj) në TikTok nga llogaria “kosovounit”. Të njëjtin pretendim hibrid.info e ka trajtuar dhe ka verifikuar edhe më herët (shih këtu). Nga faktet e verifikuara, hibrid.info nuk ka […]

Pretendohet pa fakte se një grup shqiptarësh kanë sulmuar një shkollë të serbëve në Vushtrri

Media online në gjuhën serbe në Kosovë, “Kosovo-Online.com” ka pretenduar se të dielën (19 maj) një grup shqiptarësh kanë hedhur gurë ndaj një shkolle ku ndjek mësimin komuniteti serb në një fshat të Vushtrrisë. Këtë pretendim, ky medium e ka bazuar në deklaratën e drejtorit të shkollës “21 Nëntori” në Gojbulë të Vushtrrisë. Në deklaratën […]

Translate »