Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Ngjarja me zogjtë e ngordhur që bien nga qielli nuk ka ndodhur në Gjirokastër

FATBARDH DEMA

Llogaria me përmbajtje në gjuhën shqipe në TikTok me emrin “mrgame.ks” dje (19 shkurt) ka publikuar një video-material të shkurtër (28 sekonda), në të cilën shfaqen disa zogj që bien të ngordhur nga qielli.

Në këtë video-material, kjo llogari pretendon se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, të cilën e kanë cilësuar si ngjarje tragjike.

Pas hulumtimit të detajuar përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se kjo ngjarje nuk ka të bëjë me qytetin e Gjirokastrës, siç pretendohet, por e njëjta ka ndodhur në qytetin meksikan, Chihuahua (këtu).


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “mrgame.ks”:

https://www.tiktok.com/@mrgame.ks/video/7201798209423920389?fbclid=IwAR1R1CT9LmK3xdVH9-k5z-umYtwtUYxKsKeQkOE8b25G1hRQVl-lyJ7kGXs&is_from_webapp=1&web_id=7140940785209574917

Llogaria “mrgame.ks” ka publikuar këtë video-material të realizuar në qytetin meksikan, Chihuahua, duke pretenduar rrejshëm se ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër.

Gjatë hulumtimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se përveç që video nuk ka të bëjë me qytetin shqiptar, ajo përshkruan një ngjarje të vjetër, të ndodhur më 7 shkurt të vitit 2022.

Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga medium meksikan “El Heraldo” (7 shkurt 2022). Në kuadër të kësaj kronike gjendet edhe vlerësimi i një veterineri zooteknik, i cili kishte vlerësuar se zogjtë mund të kishin ngordhur si rezultat i thithjes së tymit toksik apo gjatë qëndrimit në kabllot e rrymës, kishte një mbingarkesë që do t’i kishte prekur. (shih këtu)

Video-materiali ishte publikuar më pas (14 shkurt) edhe në llogarinë e medias britanike “The Telegraph”, në kanalin zyrtar në Youtube. (shih videon më poshtë)


Analiza:

Llogaria “mrgame.ks” ka publikuar në TikTok një video-material të shkurtër në të cilën shihen disa zogj tek bien të ngordhur nga qielli, ngjarje kjo që kishte ndodhur në vitin 2022 në qytetin meksikan Chihuahua.

Mirëpo, faqja e lartcekur e ka publikuar këtë video me datën 7 shkurt, duke pretenduar rrejshëm se kjo ngjarje “tragjike” ka ndodhur në qytetin e Shqipërisë, në Gjirokastër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere