[email protected]
Mashtrim në emër të MASHTI-t për kurse falas
shape
shape
shape

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një vegëz e sponsorizuar, në formë imazhi, me mbishkrimin që pretendon Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) do të ofrojë mbi 75 kurse falas për personat në moshën 18 vjeçare e lart.

Kjo përmbajtje është publikuar më 6 gusht në Facebook nga një faqe me emrin “Noah Harris”.

Cila është e vërteta?

Hibrid.info ka gjetur se mundësia e pretenduar, nuk ofrohet nga MAShTI.


Vegëza e publikuar në formë imazhi nga faqja “Noah Harris” në Facebook:

https://archive.is/2PRAP


Kur e klikoni këtë vegëzë të bashkangjitur, hapet një ueb-faqe, në të cilën mungon mungon emri i institucionit, organizatës apo biznesit që përfaqëson. Faqja e hapur përmban disa seksione, të cilat në shumicën e rasteve, pas klikimit, dërgojnë në ueb-faqe të jashtme, të cilat ofrojnë kurse të gjuhës angleze, por që nuk kanë të bëjnë asgjë me MASHTI-n (shih këtu).

Hibrid.info ka kontrolluar me anë të platformës për kredibilitetin e ueb-faqeve, “ScamDoc.com“, ku është gjetur se besueshmëria ueb-faqes në fjalë vlerësohet të jetë e ulët (shih këtu).

Ndërsa, në kohështrirjen e faqes në Facebook, e cila ka publikuar njoftimi këtë përmbajtje, është vërejtur se nuk ka asnjë postim (shih këtu).

Faqja në fjalë nuk ka të bëjë me MAShTI-n dhe i mungojnë të dhënat rreth veprimtarisë. Tek të dhënat tregohet vend-ndodhja personave të cilët menaxhojnë me këtë faqe, ku për dy prej tyre tregohet se janë nga Filipinet.

Në hulumtimin më tutje, hibrid.info ka gjetur edhe një komunikatë nga MAShTI-u, ku ky institucion kishte reaguar ndaj publikimeve dhe thirrjeve ngjashme si kjo, nga faqet e ndryshme në rrjetet sociale, të cila ky institucion i vlerëson su të pautorizuara, që keqpërdorin emrin e këtij insitucionit (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se MAShTI-u ofron kurse falas, është i pasaktë.

Faqja e cila ka publikuar përmbajtjen me këtë pretendim është e dyshimtë, ndërsa nga MAShTI-u ka reaguar ndaj këtyre publikimeve, duke mohuar vërtetësinë e tyre.

Bazuar në metodologjinë në fjalë, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen në fjalë si “Mashtrim”.

Arsyetimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Share With Others

Translate »