[email protected]
Lajm i rremë: Lista Serbe nuk largohet nga Qeveria
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “timenews24hr.com” ka publikuar një artikull me titull “Lista serbe largohet nga qeveria Kurti”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, duke mos iu përgjigjur përmbajtjes së artikullit.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër i cili është publikuar në shtator të këtij viti dhe ka të bëjë me mendimin e njohësit të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, Fatmir Sheholli, i cili në një deklaratë për Gazeta Blic, kishte thënë se pas situatës së krijuar në veri të Mitrovicës, presidenti serb Aleksandër Vuçiq mund t’i tërheq ministrat nga Qeveria Kurti.

Pra, në përmbajtje është një deklaratë e vjetër e Shehollit dhe nuk ka asgjë të vërtetë rreth largimit të Listës Serbe nga Qeveria, siç pretendohet rrejshëm në këtë artikull.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “timenews24hr.com”:

https://timenews24hr.com/archives/41917?fbclid=IwAR0Bn9klydY_Sl0rW2soAop27mopuW0Y3N7gHxKi1td-yoVuQXwWuZoRo88


I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja.com”:

Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook:

https://www.facebook.com/revistaspecialja/posts/428399825591104


Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në shtator të këtij viti në “GazetaBlic.com”:


Analiza:

Portali i dyshimtë “timenews24hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër, të cilin ka pretenduar ta paraqesë si aktual duke i vendosur titull të rremë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull është vlerësuar si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »