[email protected]
Pretendohet rrejshëm se do të ndahen nga 200 euro për secilin qytetar
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë lajmin se do të ndahen nga 200 euro për secilin qytetar.

Se ky artikull përmban titull të rremë, është vërtetuar pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info. Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i muajit tetor të vitit 2021, atëherë kur Qeveria e Kosovës kishte marr vendimin që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistëve për muajin nëntor. Ndërsa, për muajin nëntor e dhjetor të dyfishohen pagesat e përfituesve të skemave sociale.

Pra, ky portal i dyshimtë ka publikuar artikull të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/vjen-lajmi-fantastike-nga-kurtl-200-euro-per-seciiin-qytetare-ne-kosove/?fbclid=IwAR0uJ9ClAhJL2MO496O_Z6ZonhXHFFoLknE5OKIQOeyWNjGVqoTQHzelGLU

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh, e që disa prej lexuesve vërehet që kanë rë pre e kësaj dezinformate duke e konsideruar si të mirëqenë. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (27 tetor 2021) nga disa media online. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit tetor 2021, i cili kishte të bëjë me vendimin e Qeverisë për shtesat me nga 100 euro për pensionistët në muajin nëntor, si dhe dyfishimin e pagesave të përfituesve të skemave sociale për dy muaj.

Këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë titull të sajuar duke pretenduar se kryeministri Kurti ka marrë vendim që secili qytetar i Kosovës do të përfitojë nga 200 euro.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others